
Elona Caslli
Disa reflektime te shkurtra per situaten:
1. Bordi i Paqes per Gazen eshte nje mekanizem i propozuar nga Instituti i Paqes, qe drejton Presidenti Trump (edhe kur te mos jete president ne detyre) dhe per mua eshte nje inisiative akoma e padefinuar dhe e paqarte se çfare do sjelle ne realitet per Gazen dhe popullin aty. Pjesemarrja e Shqipèrise aty nuk eshte as medalje dhe as peshe me e madhe ne arenen boterore.
2. Kryeministri ne SHBA (jo vetem Z.Rama, por kushdo tjeter), per mua si qytetare shqiptare, nuk do te thote asgje, po asgje.
3. Per Zv. Kryeministren, Znj. Balluku, duhet te lejohet urgjentisht pezullimi nga parlamenti dhe te respektohet parimi I veprimit te drejtesise ne menyre te barabarte, perndryshe ketu duhet te kthehet permbys cdo gje.
4. Nuk duhen te lejohet nga qytetaret, partite politike, shoqeria civile, cdo lloj entiteti qytetar aktiv, ndryshimet ligjore per moslejimin e pezullimit nga detyra te ministrave dhe kryeministrit ne kushtet e komunikimit te nje akuze penale. Keto ndryshime do ishin fundi i nje perpjekjeje te madhe ne vite per te hequr imunitetin e funksionareve per akuza te renda te korrupsionit apo te lidhura me te. Nese ky parlament i voton keto ndryshime, ky parlament nuk perfaqeson me sovranin, vetem Z.Rama.
5. Ne kushtet kur Z.Duka zgjidhet si president i Federates Shqiptare te Futbollit per here te shtate, kesaj rradhe pa asnje kandidat tjeter, nuk duhet te çuditemi qe Z.Rama te pretendoje te kete mazhorance 140 deputete, mandatin e tij te peste.
6. Shoh dhe vleresoj se ka nje nevoje urgjente per te reaguar kunder qeverise dhe gjithe zhvillimeve te fundit te Z.Rama me mbrojtjen e qeveritareve nga akuzat per korrupsion, nese duam akoma te jetojme ne nje republike demokratike, me pushtete te pavarura dhe ku qytetaret zgjedhin dhe mbajne te pergjegjshem qeveritaret e tyre çdo dite.
Marinela Sota
Burimi/Facebook


Leave a Reply