Nuk ka mbetur parazit e shërbëtor i vjetër pa dalë nga strofulla! I fundit në radhë,
Nexhmedin Spahiu – njeriu që studiot e Beogradit e ka shtëpi të dytë – paska filluar të na shesë “përralla” për kthimin e Hashim Thaçit si shpëtimtar.
Dëgjo këtu, Nexhmedin Spahiu, ti që ushqehesh me mbeturinat e politikës së vjetër:
1. HAGA SI FUNDI I NJË MISTERI:
Ti flet për kthimin e Hashimit, por e vërteta është se ai po kalon aty ditët e tij të fundit politike.
Se si do të përfundojë atje, mbase do të mbetet mister, por një gjë është e sigurt: ai po digjet në zjarrin e asaj Gjykate që vetë e hapi për t’u bërë qejfin ndërkombëtarëve dhe për të shpëtuar lëkurën e tij.
Ai nuk është në Hagë për Kosovën, por për lojërat e tij të pista që sot po i paguan!
2. POPULLI NUK HARRON TRADHTINË:
Edhe nëse vjen një ditë, Hashim Thaçi për popullin e Kosovës është një kufomë politike.
Gjërat kanë dalë në shesh!
Kush tentoi ta ndante Kosovën, kush bëri pazar me Mitrovicën dhe kush e krijoi “Zajednicën” si thikë pas shpine, nuk ka më vend në këtë tokë!
Besimi i popullit ka vdekur dhe asnjë Nexhmedin nuk e ngjall dot atë tradhti.
3. FRIKA NGA ALBIN KURTI:
E di pse bërtet ti Nexhmedin?
Sepse me Albin Kurtin të është mbyllur rubineti i prapaskenave.
Ti ke frikë nga zgjedhjet sepse e di që populli nuk i ha më gënjeshtrat tuaja të helmuara.
Ti preferon një “Kryetradhtar” në krye që t’i shërbesh Beogradit rehat, sesa një udhëheqës që mbron çdo pëllëmbë të Kosovës!
Vazhdo shko në Serbi, merr instruksionet e radhës dhe pije gjakun e popullit edhe për pak kohë. Por mbaje mend mirë: Koha e “shushunjave” si puna jote ka mbaruar.
Kosova ka ecur përpara dhe nuk kthehet më në errësirën e Hashimit dhe në hartat tuaja të ndarjes!
Burimi/Facebook


Leave a Reply