Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është Institucionale, afatgjatë, bipartizane në SHBA. Në Uashington, Shqipëria shihet si aleate e qëndrueshme në kuadër të NATO-s, pavarësisht kush është “kryeministër “ apo “lider opozite”. Pra, edhe nëse klima e brendshme politike është e polarizuar, kanalet strategjike zakonisht vazhdojnë. Perceptimi i seriozitetit ndikohet nga politika e brendshme. Kjo është një çështje e rëndësishme. Kur një vend është i polarizuar ekstremisht përbën problem. Kur nje shtet ka retorikë konfliktuale të vazhdueshme. Ka akuzë-kundërakuzë permanente maxhorance- opozitë atëherë perceptimi ndërkombëtar i stabilitetit mund të dëmtohet rëndë. Partnerët e mëdhenj kërkojnë parashikueshmëri, vazhdimësi dhe institucione funksionale. SHBA zakonisht investon tek sistemi, jo tek individi. Edhe kur në Shqipëri ka pasur tensione politike, SHBA ka investuar kryesisht në Reforma institucionale, në Sistemin e Drejtësisë, në Forcat e Sigurisë, në Strukturat Shtetërore. Pra për SHBA pyetja kryesore është: A janë institucionet funksionale ? Po apo Jo. A janë liderët të pëlqyeshëm ? Po apo Jo. A luftohet seriozisht Korrupsioni dhe Kriminaliteti ? Po apo Jo. Çështja reale është e rëndësishme. Jo nëse Rama apo Berisha janë në skenë dhe takojnë Lider europiane a botëror. Pyetja mbetet: A prodhon sistemi alternativa të reja ? A ka rotacion normal demokratik ? A ka kultura kompromisi institucional ? Sepse një vend serioz matet me cilësinë e institucioneve, jo me emrat që dalin në ekran çdo mbrëmje dhe që ja kanë sjellë jetën në maj të hundës qytetarëve.
Burimi/Facebook


Leave a Reply