EMRI / “Dhunoi gratë shkodrane në sytë e burrave” / Pjetër Logoreci rikthen në vëmendje gjakatarin e komunizmit
Një nga figurat më të errëta të periudhës së diktaturës komuniste në Shkodër rikthehet sërish në vëmendje përmes një dëshmie të fortë publike.
Bëhet fjalë për Hilmi Seiti, i akuzuar për krime të rënda gjatë viteve 1949–1960, ku sipas rrëfimeve dhe dokumentimeve historike, dhuna, torturat dhe persekutimi ndaj qytetarëve të pafajshëm ishin pjesë e përditshmërisë së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pikërisht Hilmi Seiti ishte një prej gjakatarëve të atij sistemi famëkeq.
Një status i publikuar nga studiuesi dhe njohësi i historisë, Pjetër Logoreci, sjell këtë figurë që masakroi shkodranët, duke rikthyer në kujtesë plagët që ende nuk janë mbyllur.
Statusi i plotë nga Pjetër Logoreci:
Ky asht Hilmi Seiti, nji ndër ftyrat ma kriminale t’shekullit t’kaluem që për fat t’keq, punoj shumë vite n’Shkoder (1949 / 1960), tuj masakrue n’tortura shkodranë t’pafajshmë, tuj dhunue vajza, gra familjare ndër sy t’burrit t’vet, klerikë katolik për t’cilët pat urrejtje patologjike, intelektual mbasi kishte frikë nga njerz ma t’dijshëm e t’formuem se ai.
Edhe pse ishte çam nga origjina që i kishte vuejtë në kurrizin e vet diskriminimin e dëbimin, ai ishte sigurimsi ma “i përkushtuem” me krye detyrat e shokëve komunistë jugosllav tuj vra popullin e vet.
Shkodra ka hala plagët e hapuna nga dhuna e ktij vampiri që ushqehej me gjak t’pafajshëm.
Burimi/Facebook/Shkodra Live


Leave a Reply