Deputeti i PD-së Klevis Balliu komentoi takimin e parë të Bordit të Paqes sot në Uashington ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, së bashku me presidenten Vjosa Osmani.
Balliu thekson në emisionin “Kjo Javë” se Rama në Bordin e Paqes është si “Kalë Troje” i Xhorxh Sorosit. Interesi i tij nuk ka lidhje me atë kombëtar, teksa shkoi atje vetëm për foto me presidentin Trump afër.
Balliu: Në gjithë rastet do shkonte ky se është kryeministër. Mund të shkonte Bajrami. Por Bajramin nuk e lë. Nuk e shikon si interesin kombëtar të Shqipërisë. Shyqyr të shkoj atje të kap një foto, si ata tifozët. Duhet parë më gjerë. Nuk jam dakord se janë të parëndësishme. Për Shqipërinë që politika e brendshme është e prekur nga ndërkombëtarët. Ka luftë kundër krimit. Ka interesa konkrete në Shqipëri. Shqiptarët i keni në Maqedoni, Kosovë. Tjetër gjë si e përdor Rama. Që të thotë nuk jam i korruptuar se jam te Bordi i Paqes. Katër muaj para ishte Tahiri në Zyrën Ovale.
U puthën, përqafuan. I vetmi ministër i brendshëm që ka takuar presidentin e SHBA. Nuk pinë ujë fotografitë. PD ka deklarata nga kreu i partisë, që Rama është Ramaduro patjetër. Sa i lidhur me kartelet ishte ky sa ankohej Maduro. Zgjidhjet nuk na vijnë kurrë nga jashtë. Të vijnë SHBA dhe BE rrini në shtëpi se e heqim ne. Nuk jemi karagjoz që të mendojmë se bëhen gjërat si në Venezuelë. Nuk njihej qeveria. Në lidhje me hapësirën që do të bëjë Rama, pikërisht e kapitalizimit të Ramës në këtë pikë, dhe vetëm fryrja. Statuset e gjithë kabinetit është i njëjti me statusin e fotografive. Rama është Kalë Troje në Bordin e Paqes, i Xhorxh Soros. Është i identifikuar ai.
Burimi/Facebook/Gazeta E Albania


Leave a Reply