Dita e shpalljes se Pavaresise se Kosoves erdhi si nje frymemarrje e mbajtur gjate,qe me ne fund u lirua. Nuk ishte nje cast I vetem, por permbledhje e dekadave qendrese, dhembjeje dhe shprese. Me shallin e tij karakteristik dhe gjuhen e bute Presidenti Rugova kishte bindur boten se Kosova meritonte te degjohej, jo vetem si nje plage ballkanike, por si nje ceshtje dinjiteti njerezor. Presidenti Rugova udhehoqi demonstratat paqesore, jo nga balli I turmes por nga forca e shembullit. Rugova u mesoi shqiptareve ne Kosove te prisnin, te organizoheshin dhe te besonin se bota demokratike do ta degjonte zerin e tyre. Dhe vertet ajo e degjoi. Edhe kur realiteti u be i padurueshem dhe rezistenca mori forma te tjera, filozofia e Rugoves nuk u shua. Ajo mbeti themeli mbi te cilin u ndertua legjitimiteti i Kosoves. Por historia e Kosoves nuk do te ishte e plote pa Ushtrine Clirimtare te Kosoves. UCK – ja ishte zeri I atyre qe nuk mund te prisnin me. Ishte dhembja e kthyer ne rezistence, ishte sakrifica e atyre qe moren armet, kur fjala nuk mjaftonte me. Rruga per Pavaresine e Kosoves nuk ishte vetem diplomaci dhe rezistence paqesore. Recaku mbetet nje nga ato emra qe historia nuk I shpeton dot pa u ndalur.Nje fshat I vogel ishte kthyer ne deshmi te nje gjenocidi qe nuk mund te fshihej me. Bota u perball me pamje qe fjalet nuk I mbanin dot. Trupat e civileve te pafajshem te shtrire mbi toke ishin prova e fundit se Kosova po kerkonte mbijetese. Dhe ne ate moment zeri I William Wolker- it u be ndergjegja e botes. Ai nuk u fsheh pas gjuhes diplomatike. E quajti gjenocid. E tha te verteten ashtu sic ishte. Dhe ajo fjali e thene me qartesi morale, e theu heshtjen nderkombetare. Recaku ndryshoi gjithecka. Nje popull po shfarosej para syve te botes. Por edhe para Recakut, Kosova kishte dhene deshmine e saj me te rende te sakrifices. Sakrifica e familjes Jashari, e ndjekur nga ajo e qindra mijera te tjereve, I dha Kosoves ate qe asnje dokument nuk mund t’ja jepte : legjitimitetin moral per te ekzistuar si shtet. Kosova sot eshte qendresa paqesore qe I dha shpirt dhe sakrifica qe I dha ze! Pa njeren tjetra nuk do te mjaftonte! Kosova e Pavarur eshte nje enderr qe ka lindur nga durimi I Rugoves, sakrifica e Adem Jasharit dhe familjes se tij dhe qendresa e cdo shqiptari ne trojet e Kosoves. Drejtesia edhe pse e vonuar kishte ardhur! Gezuar perjete Pavaresine Kosove!
Burimi/Facebook


Leave a Reply