-Shën Valentini në botë dhe në Japoni.-
Në Romë kanë jetuar dy Valentinë.
Njeri prift.
Tjetri peshkop.
Prifti jetoi në shekullin e tretë.
Peshkopi në shekullin e katërt.
Kishin tre gjëra të përbashkëta.
Emrin: Valentin.
Vdekjen më 14 shkurt.
U vranë në Romë, në rrugën Flamini.
Të dy vendosnin kurora për martesë. Bënin “paqe” mes çifteve të “thartuar” me njeri tjetrin. Bënin dhurata për të varfërit. Në shkrimet fetare gjendet edhe një letër me këtë tekst:
“Një ditë, peshkopi ose prifti Valentino dëgjoi përtej gardhit të kopshtit , dy të rinj që po grindeshi.
Pasi dëgjoi bisedën, njeriu I Perëndisë këputi dy trëndafil dhe doli nga kopështi.
Një trëndafil ja dha djalit. Tjetrin vajzës. Pastaj u tha disa fjalë zemre.
Kaq mjftoi dhe vendin e sherrit e zuri dashuria…”
Me kalimin e viteve, bëmat e priftit dhe peshkopit u shkrinë në një legjendë…
Në vitin 498 papa Gelasio, e kosideroi 14 shkurtin si festën e Shën Valentinit, ditën e të dashuruarve.
Në Japoni ka diçka të veçantë.
Bëhen dy festa.
14 shkurti është për vajzat e dashuruara.
Ato blejnë çokollata dhe ua dërgojnë djemve.
21 shkurti është dita e djemve të dashuruar. Quhet “Dita e bardhë”.
Në se djali e dashuron vajzën që I ka dërguar një kuti me çokollats duhet ti bëjë një dhuratë tepër të shtrënjtë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply