Kujtojme Shqiptarin Vangjel Zhapa, Themeluesin e Lojerave Olimpike Moderne.
Vangjel Zhapa(Zappa)i biri i Sotira Meksi lindi më 23 gusht 1800. U be pjese e garnizonit te Ali Pashë Tepelenës, nga ku më vonë u shkëput dhe u bashkua me kryengritësit suljotë. Zhapa vazhdoi luftën antiturke edhe pas vdekjes së Marko Boçarit nën komandën e Zervës, dhe udhëheqësve të tjerë të kryengritjes antiturke. Ai është nderuar me medaljen e argjendtë, për kontribut te vecante në luftë si dhe graden e kapitenit te falanges dhene nga Mbreti. Ai u caktua komandant në vijën e parë të frontit. Në vitin 1824, iu dha grada gjeneral.
Në vitin 1858, Vangjel Zhapa, në një peticion që i dërgoi mbretit Otho i tregoi se i dhuronte qeverisë greke 400 aksionet që kishte në shoqërinë e Lundrimit të Rumanisë, për themelimin në Athinë të Institutit Olimpik, që do të organizonte periodikisht gara sportive, duke nisur nga 1859. Më pas, Zhapa qe cilesohej si nje prej njerezve me te pasur te Evropes i shtoi ofertës edhe 3000 napolona.
Përveçse ishte themeluesi dhe sponsori i Lojerave Olimpike Moderne,filantropia e tij përfshinte gjithashtu themelimin e disa institucioneve dhe shkollave ne Shqiperi e Greqi. Zhapa ishte gjithashtu financues i Akademisë Rumune, duke përfshirë projekte akademike si një sintezë e re mbi historinë e Evropes. Ai gjithashtu financoi gazeta dhe libra në gjuhën shqipe në Rumani. Përmes aktivitetit të tij filantropik,kontribuoi në zgjimin kombëtar të shqiptarëve, grekëve dhe rumuneve.



Burimi/Facebook


Leave a Reply