
Nga Marinela Sota
Sekretari i Pergjithshem i PS, Z. Klosi, paska thene qe: “Sa i perket vendimit te GJK, ne do t’i qendrojme parimit. Nuk lejojme te pezullohet nje minister”!
Ky eshte puc kushtetues, ne kuptimin qe kam une per parimin e ndarjes se pushteteve dhe pushteteve te pavarura. Dhe ketu nuk kam asnje merak per interpretimet juridike te disa juristeve sharlatane qe ngaterrojne opinionin publik a thua se eshte shume e veshtire te kuptohet Kushtetuta.
Kjo eshte nje nga theniet me te rrezikshme qe kam degjuar gjate tranzicionit. Cenon ne menyre te drejtperdrejte pavaresine dhe rolin e pushtetit gjyqesor sipas Kushtetutes, pa permendur kuptimin e funksionit dhe integritetit moral.
Cfare eshte imuniteti per deputetet? Eshte nje mbrojtje me ligj ( kryesisht per vende qe kane kaluar diktatura,) per perfaqesuesit e zgjedhur, nga hetime apo gjykime per qellime politike. Ne kete rast, nuk eshte keshtu. Zv.Kryeministrja dhe deputetja Znj. Balluku i perket mazhorances dhe eshte marre si e pandehur me vendim gjykate, pra nuk eshte rasti i nje goditjeje politike.
Asnje kryeminister, mazhorance apo dhe parti politike ne Evrope nuk do guxonte t’i bente keto arsyetime ne publik apo te ofronte kete mbrojtje.
Zonja do te kishte dhene urgjentisht doreheqjen dhe do te ndiqte procesin e drejtesise. Te qenit ne nje funksion eshte detyre, nuk eshte e drejte. Detyra per Zv. Kryeministren ka perfunduar, me kohe!
Burimi/Facebook/Elona Caslli


Leave a Reply