Kur dashuroj është një poezi kushtuar forcës së madhe të dashurisë me fuqinë e vet për të shndërruar çdo njeri në diçka të veçantë. Dashuria arrin të dhurojë një lloj energjie magjike në gjendje të lindë një ndjenjë të gjithëpushtetshme dhe pavdekësie.
Në stilin e Nizar Qabbanit, teksti çlirohet nga kufijtë e vendosur nga metrika e në disa vargje edhe nga stili për t’u bërë i lirë dhe i pavarur, ashtu siç duhet të jetë pikërisht dashuria. Lexojmë menjëherë këtë rrëfim poetik të Nizar Qabbanit, për të kuptuar ndjesitë që krijon dashuria e vërtetë.
KUR DASHUROJ
Kur dashuroj
Ndjej të jem mbret i kohës
Zotëroj tokën e gjithë ç’ka mbi të
e kalëroj drejt diellit mbi kalin tim.
Kur dashuroj
Bëhem dritë e kthjellët
e padukshme për sytë
dhe poezitë në fletoret e mia
bëhen fusha mimozash e lulëkuqesh.
Kur dashuroj
uji gurgullon nga gishtat e mi
bari rritet mbi gjuhën time
kur dashuroj
unë bëhem kohë jashtë çdo kohe.
Kur dashuroj një grua
të gjithë drurët
vrapojnë zbathur drejt meje…
shq.z.v
Burimi/Facebook


Leave a Reply