Pamjet flasin vetë.
Në Zvicër ndalohen projekte fetare kur bien ndesh me vullnetin e komuniteteve lokale.
Në Spanjë, në Jumilla, ndalohet festimi publik i Bajramit për arsye të rendit, traditës dhe bashkëjetesës.
Në Gjermani dhe Bruksel shteti shtrëngon rregullat pas një serie sulmesh, kërcënimesh dhe radikalizimi të importuar.
Në SHBA, zyrtarë të lartë riafirmojnë identitetin historik të shtetit dhe ndarjen e qartë mes besimit personal dhe rendit kushtetues.
Këto nuk janë akte urrejtjeje ndaj besimit. Janë reagime shtetërore ndaj një realiteti të dhimbshëm.
Radikalizmi islamik, jo Islami si fe, ka prodhuar terror, frikë dhe destabilizim në qytete europiane dhe amerikane. Sulme me thikë, bomba, makina mbi turma, qendra kulturore e fetare të goditura, gra e fëmijë të vrarë.
Këto fakte ekzistojnë dhe nuk fshihen me retorikë.
Europa hapi dyert me tolerancë, liri dhe respekt. Këto vlera u keqpërdorën nga qarqe ekstremiste që e përdorën mikpritjen si dobësi. U krijuan geto ideologjike, u sfiduan ligjet vendore, u përçmuan traditat shekullore. Kjy nuk është integrim, është përplasje.
Dhe shtetet po reagojnë, me ligj, me kushtetutë, me rregull.
Bota nuk funksionon me rregullat e feve. Funksionon me ligjin, kushtetutën dhe normat e përbashkëta. Besimi është i lirë, por rendi është i panegociueshëm. Kush jeton në një shtet, respekton ligjin e atij shteti, traditën e tij dhe kontratën shoqërore që e mban bashkë.
Toleranca pa kufij kthehet në kaos.
Liria e besimit nuk përfshin shkeljen e ligjit.
Shteti i fortë mbron besimin, por sundohet nga ligji.
Problemi nuk është feja, problemi është ekstremizmi. Heshtja ndaj tij nuk është tolerancë, është papërgjegjësi.
Mbrojtja e ligjit nuk është diskriminim, është detyrë.
Europa dhe SHBA nuk po kthehen mbrapa, po rikthejnë ekuilibrin. Rrënjët, tradita, besimi personal dhe shteti ligjor mund të bashkëjetojnë vetëm kur vijat e kuqe respektohen.
Kush kërkon liri, duhet të pranojë rregull. Kush kërkon mikpritje, duhet të pranojë shtëpinë ku hyn.
➖Ky është mesazhi i kohës, i qartë, i nevojshëm, ndergjegjësues.
Albert Zadrima


Burimi/Facebook


Leave a Reply