Para se te shkoj tek lexuesi, doja te pyesja miqte e mi, se cila nga kopertinat do I pelqente per vepren studimore e letrare te rradhes per vendlindjen e qe ka ate titull qe duket mbi kopertine, ku ne brendi perfshihen: Analiza historiko-letrare; analiza studimore per 4 shekujt e kesaj rryme letrare edhe ne Sopik; klasifikimi I bejteve dhe bejtezhinvje, studjuesit e bejteve dhe kengeve te Sopikut; prezantimi I 21 krijuesve popullor me foto, biografi e bejte, prezantimi I disa krijuesve te tjere; prezantimi I krijimeve te autoreve anonim te 4 shekujve, nga 1775 deri me 31.12.2025; shenime, fjalor e shpjegime per çdo fjale e shprehje te pakuptuesme,.etj.
Ne veper prezantohen rreth 150 bejte.
Ne veper perfshihen dhe Kenget e Vajit/ Vajtimi ne Sopik me Analize e nje cikel me Vaje.
Prefshihen 11 kenge te vjetra qe u analizuan pas botimit te vepres “Kenge te vjetra”.
Perfshihen dhe nje kapitull me shprehje e rreth 200 fjale fjalori te vjeter sopiqot qe u analizuan pas botimit te vepres “Shqipja Historike e Sopikut URË lidhese me Arbereshet, Arvanitet..”
Vepra perfshin sigurisht Bibliografine e saj, listen e te Intervistuarve.
Vepra perfshin Bibliografine dhe Biografine Letrare te Autorit.
Ngjeshur ne 200 faqe, per te zvogeluar koston eshte nje Studim, i pari dhe me I plot deri tani per Bejtet, Bejtexhinjte, Krijuesit popullor e te humorit te Vendlindjes, ne respekt e ne kujtim te tyre.
Per te thyer kureshtjen Bejtet e Sopikut fillojne me 1775, me sakt me Mallkimet e Kozma Etoloit ndaj Sopiqoteve kur I vizitoi me 1775-1777 qe e larguan, , e mbaron me bejte bashkkohore te vitit 2025. Analiza dhe prezantimi fillon me Mitro Kote Nika (Mitro Bisha) dhe Lol Nikollo I Moçmi, gjysma e dyte e shekullit te 19, e prezantimi vazhdon deri edhe te Odhise Stavro Nikollo (21 krijues deri ketu, ka dhe te tjere), jane prezantuar dhe bejte nga plus
10 autor anonim ne 4 shekuj.
Cilen kopertine te parme mendoni ju miq?
Ne dore te lexuesve dhe rreth 15mije Sopiqoteve pas pak ditesh!?!
KOSTA AT. PAPA AUTOR
Tirane 6 Shkurt 2025




Burimi/Facebook


Leave a Reply