Në një intervistë për Big Brother Radio me Elona Duro, bashkëshortja e Miri, Rabea Shahini, ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratës së fortë të babait të Selin, i cili e kishte cilësuar Mirin si “pervers” dhe “zhigolo”.
Rabea u shpreh se deklarata e tij e ka tronditur dhe nervozuar, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të gjykojë një person pa e njohur dhe pa pasur fakte konkrete.
“Kur e dëgjova, u shokova. Nga njëra anë e kuptoj merakun që ka një baba për vajzën e tij, por ky merak nuk të jep të drejtën të gjykosh një person që nuk e njeh dhe që nuk ka bërë asgjë. Ai ka bërë vetëm një lojë,” – u shpreh ajo.
Më tej, Rabea theksoi se përgjegjësia nuk mund t’i faturohet vetëm Mirit dhe se babai i Selin duhet të reflektojë edhe për vajzën e tij.
“Si baba, nuk mund të hedhësh gjithë fajin te Miri. Shikoje edhe vajzën tënde. Ajo ka marrë disa këshilla nga jashtë, por ose nuk i ka kuptuar, ose nuk ka dashur t’i kuptojë. Shikoje pak vajzën tënde, se edukimin ia ke dhënë ti, jo Miri,” – tha ajo.
Sa i përket raportit mes Selin dhe Mirit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Rabea e përshkroi atë si një marrëdhënie thjesht miqësore, të krijuar për shkak të rrethanave të lojës.
“Marrëdhënia e tyre ka lindur nga një detyrim brenda lojës, pasi ishin të detyruar të flinin bashkë. Nuk e shoh sikur Miri është dashuruar apo ka ndjenja. Për mua, është thjesht një marrëdhënie miqësore,” – përfundoi Rabea.
Burimi/Facebook/Lajme Javore


Leave a Reply