Duhet ta mendojmë më gjatë, sepse bota ka nevojë më shumë për mirësi e Jo për ashpërsi.
Mos harroni: jemi njerëz dhe duhet të mbetemi njerëz.
Mirësia nuk matet me atë sa na kthehet mbrapsht, por me atë sa dritë lë pas.
Edhe kur nuk vlerësohet, ajo mbetet vlerë.
Nëse nuk mendon për veten, mendo për ata që të rrethojnë, sepse çdo veprim i yni prek më shumë jetë sesa ne e mendojmë !
Fjalët lëndojnë, veprat lënë gjurmë dhe zgjedhjet formojnë botën tonë të vogël.
Prandaj, shihni të dy anët para se të veproni. Jo çdo reagim ka nevojë për nxitim dhe jo çdo forcë është urtësi.
Në një botë të egër si kjo, ka më shumë nevojë për njerëz të mirë dhe të mençur, sesa për njërz të ashpër dhë që lendojn!
Sepse vetëm mirësia e shoqëruar me mençuri e bën njeriun vërtet të fortë.
Prandaj ti, o njeri, mos ia uro të keqen askujt, sepse jeta është male dhe fusha, kodra .
Ti duhet të zgjellesh cilën do !
Jeta nuk është gjithmonë e drejt dhe as nuk qëndron në një vend.
Ajo të ngjit në maja dhe të zbret në fusha, të vë në sprova e të dhuron qetësi.
Askush nuk e di ku do të jetë nesër, prandaj zemra duhet të mbetet e pastër ,dhe bekimet për njerzit të jenë me zemer .
Kur ja uron të keqen tjetrit rëndon shpirtin tan , e ndërsa i uron mirësi shpirti jot lehtësohet.
Ajo që u dëshiron të tjerëve është rrugë që një ditë mund ta shkelësh vetë.
Prandaj zgjidh mirë: ose ec mbi malet e urrejtjes, ose në fushat e paqes dhe miresis për njerëzit .
Jeta është një liber që nuk e din çfar ka të shkruar pa i shfletuar ato !
Fatbardha Çelaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply