Hebrenjtë në Shqipëri, 1938–1944, kur nderi ishte ligj dhe jo slogan
Mirakaj dhe Deva, të anatemuar nga komunizmi, të shpëtuar nga faktet
Hebrenjtë nisën të vijnë në Shqipëri që nga fundi i viteve ’30, pas ligjeve racore në Gjermani, Austri dhe Evropën Qendrore.
Gjatë viteve 1938–1944, Shqipëria u bë një nga vendet e rralla në Evropë ku numri i hebrenjve pas luftës ishte më i madh se para saj. Kjo nuk ishte rastësi, ishte kulturë, ishte Besa, ishte vendimmarrje politike konkrete.
Kol Bib Mirakaj, ministër i Brendshëm, dhe Xhafer Deva, figurë kyçe administrative dhe politike në Kosovë e Shqipëri, firmosën, mbrojtën dhe zbatuan politika që refuzuan dorëzimin e hebrenjve, ndryshe nga shumica e qeverive evropiane të asaj kohe.
Dokumentet tregojnë se hebrenjtë u pajisën me dokumente shqiptare, u strehuan dhe u mbrojtën nga administrata vendore.
Pas vitit 1944, regjimi komunist i shpalli Mirakajn dhe Devën “tradhtarë” e “kolaboracionistë”, jo për atë që bënë ndaj hebrenjve, por sepse nuk ishin në anën e pushtetit fitues.
Historia u shkrua nga gjykatat politike, jo nga faktet.
Sot, Edi Rama përpiqet të paraqitet si trashëgimtar i vlerave të asaj periudhe, ndërkohë që familjarët e tij ideologjikë ishin në anën që i dënoi këta burra, i fshiu nga historia dhe i mallkoi për dekada. Kjo nuk është vazhdimësi morale, është përvetësim politik i kujtesës.
Hebrenjtë e dinë mirë kush i shpëtoi.
Historia e shkruar e di.
Propaganda vjen gjithmonë vonë.
🛜Kombet nuk maten me fjalime, por me vendime në kohë rreziku.
Historia nuk fal ata që përfitojnë nga sakrifica e të tjerëve.
Kur e vërteta hesht, propaganda flet me zë të lartë.
♦Shpëtimi i hebrenjve ishte akt njerëzor dhe shtetëror i shqiptarëve të asaj kohe, jo dekor i politikës së sotme. Kush përfiton sot nga kjo histori, pa e pranuar të vërtetën e plotë, e përdor kujtesën si monedhë.
EUROPA DHE LAJTHITJA
Në Evropë, kjo lloj narrative shihet me dyshim. Kur një kryeministër flet për moral historik, ndërkohë që shmang figurat reale dhe ngrit vetëm veten, lind pyetja e konfliktit të interesit, e lobimeve diplomatike dhe e sponsorizimeve që nuk kanë lidhje me kujtesën, por me pushtetin.
➖Historia nuk blihet.
As me armë, as me fjalime.
Albert Zadrima
Burimi/Facebook


Leave a Reply