-Në vitin 1934, Mbreti Zog I iu dha Aleksandër Moisiut dhe bashkëshortes së tij Giovanna Moissi Terwin shtetësinë shqiptare, një akt që shfaqet si një mirënjohje dhe vlerësim i thellë për kontributin e tij kulturor. Ky vendim nuk ishte thjesht një formalitet administrativ, por një shenjë respekti dhe mirenjohjeje ndaj një artisti që me talentin e tij i dha emër Shqipërisë përtej kufijve
-Dhënia e shtetësisë shqiptare për Aleksander Moisiun është gjithashtu një tregues i qartë i rëndësisë që Mbreti Zog I- i jepte artit dhe kulturës shqiptare. Ai e kuptonte se zhvillimi i një kombi nuk matet vetëm me institucionet politike, por edhe me mënyrën se si një komb nderon krijuesit e tij më të shquar.
-Në këtë kuptim, Aleksandër Moisiu mbetet një figurë unifikuese, ku arti, identiteti dhe memoria kombëtare ndërthuren në mënyrë harmonike.
-Vlerësimi i tij nga Mbretëria Shqiptare tregon se qeveria e Mbretërisë Shqiptare e konsideronte kulturen si një formë e qëndrueshme e afirmimit të kombit Shqiptar
* * * * * * * * * * * * * * * * *
Vendim nr 91 me 26- II-1934.
-Këshilli Ministruer në mbledhjen e tij të sotshme të mbajtun nën kryesin e Z Pandeli Evangjeli Kryeministër, me anëtarë Z. Z Vasil Avrami Ministër i Drejtësisë, Xhafer Vila Ministër i P. të Jashtme, Musa Juka Ministër i P. të Mbrendëshme e Zav Ministri i Ekonomisë kombëtare, Abdurrahman Dibra Ministër i Financavet, Dr Mirash Ivanaj Ministër i Arësimit, Sandër Saraçi Ministër i Punëve Botore pati në bisedim shkresën Nr.1831 datë 9-IX-933 e Nr.8107 datë 24-XI-933 të Ministrisë së P. të Mbrendëshme, e atë Nr.2619 datë 30.XII.933 të Ministrisë së P. Jashtme, me të cilat tue tregue se Z Aleksandër Moisiu, tash shtetas Gjerman me banim në Svicër e lindun në Trieste me 2-IV-1880 për veç qi ashtë prej origjine Shqiptare, e qi nuk e ka mohuar kurrë kombësinë e tij Shqiptare, por tue marrë parasysh edhe shërbimet e shumta qi i ka bamë vendit t’onë në shtetet më të mëdhaja të botës me profesionin e tij si dramatist me famë, mbi kërkesën e bamë prej tij proponojmë qi në bazë t’art 9 të Kodit Civil t’i akordohet shtetsija Shqiptare bashkë me Zonjën e tij Giovanna Moissi Terwin, me origjinë Gjermane dhe lemun në Munchen me 18-III-1884 edhe kjo artiste.
VENDOSI
Pranimin e këtij proponimi, tue i-a parashtruem çështjen për dekretim Nalt Madhniës së Tij Mbreti si mbas art. 9 të Kodit Civil.
ZOGU I Mbreti i Shqitarëve
Mbi proponimin e bamun me shkresën Nr.1732 ex-33 datë 28-II-934 të Kryeministriës
DEKRETON
Aprovimin e vendimit të sipër-përmendun Nr.91 datë 26-II-934 të Këshillit ministruer dhe Urdhënon zbatimin e tij
Tiranë me 14 Mars 1934
ZOG d.v
Kryeministri Ministri i P të Jashtme
Pandeli Evangjeli d.v. Xhafer Vila d.v
Ministri i P të Mbrendëshme
Musa Juka d.v.
Fletore Zyrtare Nr 20; dt. 16-prill-1934

Burimi/Facebook


Leave a Reply