Në malet e fjalës u rrit një zë,
Me libra në duar,me shpirt për atdhe.
Mësues i dritës,poet i lirisë,
Që shkruante për paqen në kohën e errësisë.
Në Shqipërinë komuniste,fjala u quajt faj,mendimi krim,
Me urdhër të Partisë çdo çdo detyrë vendosej në zbatim.
Poeti i lirisë, u arratis për një tjetër jetë,
Me shpresë për liri,për një demokraci të vërtetë.
Në Prizren u ndal,duke ndjer ajrin e lirisë,
por shum e
e rëndë ishte dora e partisë.
Arratisja e tij bëri buj në qeveri,
Me marrveshjen e dy palëve e sollën në Shqipëri.
Gjykata e errët i hoqi lirinë,
Burg pas burgu,ia vodhën rininë.
Njëzet e një vjet pranga e zinxhirë,
Po mendjen s’ia thyen,as shpirtin e lirë.
Në birucë të errët, në vapë që s’pushon,
Një poet mendonte si fjala jeton.
Me pranga në duar, me litar ndër mend,
Por shpirtin e lirë s’ia lidhi asnjëherë ai rend.
Mësues i fjalës poet i dritës,
Njeri i thjeshtë,bujar e mikpritës.
Fjala e tij e lirë,nuk pati kufi.
E deshi Atdheun më shumë se jetën e tij,
Njëzet e një vjet në qeli e internim,
Me shpresë në zemër, me dhimbje pa mbarim.
Diktatura komuniste ferr pa mbarim,
Burgu dhe internimi për të u bë rrugë pa kthim.
Kur doli nga burgu,s’e lanë të qetë,
Internim në Arrën,sërisht pa liri të vërtetë.
Streha e shtëpisë një kasolle më keq se për qen,
Por vargu i tij ndizte dritë në mend.
Por prangat u kthyen,sërisht i than tradhtar,
Xhelati i partisë mbante litarin në sirtar.
Dhe gushti i nxehtë,me fllad tradhtar,
E priti poetin në shesh për ta varur të gjallë.
Në Kukës e ngritën përpara turmës,
Të pështynin poetin,ti mohonin meritat e punës.
Me litar në qafë, po kokën lart mbajti,
As frikë, as lutje, as fjalën nuk ia ndali.
Në buzë një buzëqeshje,në sy një rreze drite,
Se vdekja s’e mund dot veprën,puna e tij ndriste.
Nuk i uli sytë,nuk lypi mëshirë,
Veç buzëqeshi i lehtë,si njeri i lirë.
Havzi Nela,është zë që s’u shua,
As litarit,as burgut,kurrë s’iu nënshtrua!
Poet i dritës,mësues i fjalës së lirisë,
Sot ai është simboli i Shqipërisë.
E hodhën pa varr, pa emër, pa shenjë,
Po vargu i tij sot është gur e rrënjë.
Se trupin e zhdukën në errësirë,
Por Havzi Nela u bë zë i lirë.
Sot fjala e tij na thërret nga lart,
Mos harroni kurrë çmimin e fjalës së artë.
Se gjaku i poetit s’ra mbi tokë kot,
Ai shkroi lirinë,me jetën e vet, plot.
Gresilda Rrugeja 09.01.2026.


Emër/Mbiemër: Havzi Nela
Atësia: Shaban
Vendlindja: Kollovoz, Kukës
Vendbanimi: Kukës
Datëlindja: 20/2/1934
Profesioni: Poet, Mësues
Datë Vdekja: 10/8/1988
Vënd Vdekja: Kukës
Arsyeja e Vdekjes: Ekzekutim me varje
Gjyqi
Akuza: “Kalim të paligjshëm të kufirit”
Dënimi: 15 vjet Burg
Data e Vendimit: 22/5/1967
Data e Lirimit: 19/12/1986
Gjyqi i dytë
Akuza: Agjitacion e propagandë armiqësore
Dënimi: 8 vjet Burg
Data e Lirimit: 19/12/1986
Internimi
Data e Internimit: 12/10/1987
Ekzekutimi
Lloji Ekzekutimit: Ekzekutim me varje
Akuza: terrorizëm, arratisje jashtë shtetit të mbetur në fazën e përgatitjes, armëmbajtje pa leje
Gjykata: Gjykata Popullore e Rrethit Kukës
Data Ekzekutimit: 10/8/1988
Vendi Ekzekutimit: Kukës
Poet, antikomunist. Lindi më 20 shkurt të vitit 1934, në fshatin Kollovoz të Kukësit. Pasi kreu shkollën fillore dhe të mesme, filloi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), por u përjashtua për bindjet e tij si element destruktiv. Pas shumë vështirësish, filloi punë si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë, në Mat. U dëbua edhe nga ky fshat për shkak të aktivitetit të dyshimtë: u lexonte nxënësve poemat e tij. Më vonë arriti të përfundonte Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës me korrespondencë. Punoi si mësues në fshatra të ndryshme, si Krumë, Lojmë dhe Shishtavec, deri në vitin 1967, kur u transferua në Topojan. Aty kontrollohej vazhdimisht, u mor në paraburgim shumë herë dhe kufizohej mbi llojin e punës që mund të bënte dhe ku mund të jetonte.
Më 26 prill 1967, bashkë me të shoqen, Lavdien, kaluan kufirin me Kosovën. U arrestuan nga ushtarët jugosllavë dhe u burgosën në burgun e Prizrenit. Më 6 maj 1967, jugosllavët i kthyen në pikën kufitare të Morinës, në këmbim të shqiptarëve nga Kosova, që qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte policisë sekrete jugosllave, UDB-së. Më 22 maj 1967, u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalim të paligjshëm kufiri. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. E shoqja u dënua me dhjetë vjet burg. Më 8 gusht 1975, iu shtuan edhe tetë vite të tjera. U lirua më 19 dhjetor 1986, por vetëm për një kohë të shkurtër. Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor 1987, u internua në fshatin Arrën për 5 vjet. Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e Lavdie Nelës, dhe ai u dënua me varje. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin e tij më 10 gusht 1988, në mes të qytetit të Kukësit. Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës së 10 gushtit, u varros vertikalisht në vrimën e krijuar nga
heqja e një shtylle. Është dekoruar me medaljen “Martir i Demokracisë” nga Presidenti i Republikës.




Burimi/Facebook/Rexhep Rrugeja


Leave a Reply