Nga Skënder Sadri KAPITI
Nëse intelektualët heshtin përballë të këqijave të realitetit, nëse ata nuk merren me kritikë të guximshmshshe ndaj politikës dhe pushtetit, ata nuk janë të dëmshëm por janë të pavlerë dhe të pavirtytshëm. Aq më keq kur intelektuali tregohet djallëzor, egoist e hipokrit ai është i dëmshëm publikisht.Në Shqipëri shumica e intelektualëve dhe e mediave janë hipokrite, djallëzore, egoiste, mercenare dhe të shitura te paraja, tradhtia publike dhe te korrupsioni sepse spekulojnë dhe helmojnë publikun me të pavërteta dhe ashtu si ua dëshiron interesi personal.
Intelektualët që janë e tillë cituar sa më sipër janë të dyfytyrshëm dhe antiteza e vetëvetes së tyre, kjo sepse dhe sidomos në kohët e sotme moderne intelektuali duhet të tregohet e të reagojë si humanist dhe të jetë mendimtar aktivist kritik; duhet të shprehë qëndrimin dhe këndvështrimin e tij në kërkim e mbrojtje të të vertetave politike, shoqërore, juridike dhe shtetërore. Po kështu duhet të jenë edhe mediat.
Tashmë shqiptarët duhet të zgjedhin mes dy aternativave. Alternativa e parë është politika e vjetër e antishtetit, e antiligjit dhe e sistemi i korrupsionit, dhe kundëralternativa është antikorrupsioni, Vetting-u,eurointegrimi dhe ndërtimi e funksionimi i shtetit ligjor.
Intelektualë ku jeni futur e fshehur?
Intelektualët shqiptarë si gjithmonë të tulatur e të vonuar, pse jo dhe shumica prej tyre si servilë e pothadorë të pushtetit. Pse nuk reagoni kundër kësaj gjëndjeje tejet të rëndë ku ka rënë shteti, shoqëria dhe atdheu,pse nuk reagoni kundër sistemit të korrupsionit ,dhe pse të paktën as nuk mbështesni ndonjë politikë të re që premton shpresë dhe besim për ndryshim?
Ku jeni p.sh. ku ishin dhe ku janë të “mëdhejtë” Ismail Kadare e Rexhep Qose ? Intelektualë dhe media nuk duhet të jeni shërbëtorë të oborrit të pushtetit sa here ndryshon ai. Intelektualë dhe media, opinionistë e analistë mos u “trëmbni” nga fjala dhe idetë e nacionalizmit !
Ju intelektualë dhe ju gazetarë, media e televizione “pluraliste” a mos jeni joshur edhe ju nga kjo status quoja e mosndryshimit dhe e korrupsionit, ashtu sikurse edhe në kohen e komunizmit kur intelektualet e asaj kohe i lëpinin cizmet, i pastronin oborrin dhe hiperbolizonin dhe i bënin apoteozën atij regjimi antihuman?
Ju jeni vazhdimësia e tyre.
Sundimi akoma i qeverisë së Edi Ramëa ka arritur pikën kritike ku nuk mund të durohet më vazhdimësia e saj në pushtet pasi ajo është tej diskredituar dhe konsumuar nga papërgjegjshmëria,krimi,korrupsioni dhe hajdutëria.
Me këtë shkrim së pari dua t’u bëj thirrje intelektualëve të mirëfilltë dhe te patriotizmit e proamerikanizmit real: lëvizni dhe mos rrini duke lavdëruar promovuar njëri-tjetrin për “veprat” tuaja artistike të letërsisë komunisto-bizantine nepër portale e lokale; dhe mos rrini duke përshpëritur kafeneve dhe në pritje se cfarë do të ndodhë, por aktivizohuni dhe dilni në pararojë të ndryshimnit dhe aktualisht në mbështetje për një të demokraci pranë të vërtetës, nëë mbështetje të integrimit dhe proamerikanizmit nëse sinqerisht edhe ju e doni të vërtetën, shtetin ligjor, antikorrupsionin, demokracinë, SHBA-të dhe ndryshimin.
Aktivizohuni, mos u vononi e mos thoni pastaj se pse nuk ka intelektualë në politikë.
Intelektualë shqiptarë, e kam fjalën për ju të mirëfilltë dhe të pastër, vriteni frikën dhe mos u mercenarizoni nga korrupsioni. Intelektualë mos të mbeteni në trashëgiminë negative të intelektualizmit servil të kohës së diktaturës por dukuni e lëvizni , dhe kontribuoni sado pak për mirë e për ndryshimin.
Me “indiferentizmin” tuaj po u shërbeni të këqijave dhe zullumit politik.Ju jeni shumë dhe shkruani nëpër gazeta e portale por shumë pak e rrallë kush nga ju guxon të kritikojë e demaskojë të këqijat politike.Veproni guximshëm që edhe të shpërbleheni për kontributin që ju duhet të jepni, dhe mos prisni duke fërkuar duart e pastaj duke shprehur pakënaqësinë pse nuk po u vënë në detyra publike e shtetërore.
Intelektualë jinni kritikë,vriteni frikën dhe servilizmin dhe clirohuni nga egoizmi negativ!
Kontribuoni për ndryshimin dhe mbështesni politikën e progresit e ndryshimit. Mbështesni të renë politike dhe mos u justifikoni të tulatur duke thënë me hipokrizi se nuk jemi intelektualë politik, dhe kur mes vete poshtë e lartë nëpër kafeni “merreni” vetëm me politikë, merreni duke iu servilosor edhe amoralshëm politikës.Dukuni zotërinj intelektualë ,dukuni guximshëm dhe mos keni frikë!
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply