Ajo që ndodhi dje në Big Brother përbën një nga format më të ulëta të ofendimit dhe bullizmit të parë ndonjëherë në ekran. U kalua çdo kufi njerëzor duke cenuar jo vetëm një banor, por edhe familjen e tij, prindërit e Malit, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me këtë lojë.
Të përfshish prindërit e një banori, të cenosh familjen dhe të përdorësh dhimbjen personale si mjet loje është shkelje e çdo kufiri njerëzor dhe etik.
Familja nuk është strategji.
Prindërit nuk janë objekt sulmi.
Dhuna verbale nuk është argëtim.
Më duket se këtë vit Big Brother Kosova dhe Big Brother Albania po bëjnë garë se kush arrin të poshtërojë më shumë personalitetin e banorëve, duke i zhveshur nga dinjiteti dhe duke i ekspozuar ndaj linçimit publik, pa asnjë limit moral.
Rasti i Malit dhe i prindërve të tij është një njollë e rëndë për këtë format. Për mua, personi që bëri këto deklarata duhet urgjentisht të përjashtohet nga loja, dhe familjarët kanë çdo të drejtë morale dhe ligjore ta ndjekin çështjen penalisht për cenim të figures së familjes.
Big Brother është shndërruar në një lojë të shëmtuar, që po transmeton një anë të errët dhe të pamoralshme në ekran, duke treguar se klikimet vlejnë më shumë sesa edukimi i rinisë dhe respekti për familjen.
Ku janë organet kompetente? Ku është AMA? A funksionojnë, apo janë bërë edhe ato pjesë e kësaj loje të shëmtuar?
Zoti na ruajt nga normalizimi i një shoqërie që argëtohet duke poshtëruar njerëz dhe familje të tëra.
Burimi/Facebook


Leave a Reply