Sot Edi Rama u vetë-demaskua. Ai nuk foli si kryeministër, por si një njeri i kapur në frikë. Dërgimi në Parlament i një projektligji ku kërkohet që emri i tij personal të shkruhet në ligj si përfaqësues i Shqipërisë është një akt abuziv, i sëmurë dhe i paprecedentë. Kjo nuk është qeverisje. Kjo është arratisje politike përmes ligjit.
Në asnjë shtet normal kryeministri nuk kërkon ligj me emrin e vet. Këtë e bën vetëm ai që kërkon imunitet personal, sepse e di që drejtësia a i është afruar në pardhomën e t’ij
Fjalimi i sotëm i Ramës ishte një shpërthim nervor i një njeriu që po sheh fundin. Mllef, urrejtje, shantazh, fyerje, cinizëm. Një gjuhë rrugaçësh e përdorur nga një kryeministër që ka humbur kontrollin. Sulmi i hapur ndaj SPAK-ut ishte kërcënim i drejtpërdrejtë, jo kritikë politike. Rama sot u soll si shef bande, jo si drejtues shteti.
Ai gënjeu publikisht për Davosin. U përpoq ta mbulojë mungesën e tij me një përrallë qesharake për Ivanka Trump dhe Kushnerin. E vërteta është brutale: Rama nuk ishte i ftuar. Nuk ishte pjesë e asnjë bordi themelues. Sot dokumentet u firmosën pa të. Rama mbeti jashtë.
Ai nuk shkoi në Davos sepse e dinte se Trump nuk do ta takonte, nuk do ta përshëndeste, as do ta njihte. Axhenda e Trump kontrollohet nga rrethi i ngushtë, dhe Rama nuk ekziston në atë listë. Pasi Suzi Shefja e Kabinetit e ka në “rreth”Prandaj sot fliste i ngjirur, i zbehtë, i tërbuar. Sepse e kuptoi se raporti me SHBA-në është i djegur.
Për të maskuar izolimin ndërkombëtar, Rama përdhosi institucionet. E trajtoi Presidentin si sekretar partie, e detyroi të firmosë një autorizim qesharak për përfaqësim, duke e justifikuar me frazën fyese se “është i zënë”. Ky është poshtërim institucional dhe provë se shteti është kthyer në pronë personale.
Sulmi ndaj SPAK-ut nuk ishte impuls. Ishte presion kriminal ndaj Gjykatës Kushtetuese që po shqyrtonte çështjen Balluku. Rama foli si njeri që kërkon të trembë gjyqtarët, sepse e di se zinxhiri po i shtrëngohet rreth qafës.
Votimi unanim në Parlament ishte farsë. Kur përmendet Amerika, deputetët votojnë si automatikë. Por sot nuk u votua drejtësia, u votua frika. Rama po përpiqet të justifikojë mos-heqjen e imunitetit të Ballukut duke e mbuluar me një votim propagandistik pa lidhje.
Opozita? E mjerë. U kap pas emrit të Ramës, por nuk kërkoi as statut, as rregullore, as bazë ligjore. Me heshtjen e saj, opozita u bë aksesor i mashtrimit. Tregoi se është ende parazitare dhe para-politike.
Sot u pa qartë se Rama nuk qeveris më, ai mbrohet në çdo mënyrë kuptohrz Ai nuk ka më aleatë, Por ka vetëm iluzione Rama nuk kërkon paqe, kërkon imunitettë t’ijin
Ky minuk koridoresh sot nuk ndërton ligje për Shqipërinë, por ligje për veten. Kjo është shenja finale e një pushteti në kolaps.
Ai është politikisht i vdekur. I mbetur vetëm me arrogancën dhe frikën.
Por një gjë është e sigurt:Drejtësia nuk negocion. Dhe nuk fal askënd Qoftë dhe i mbrojtut me Ligj. Sot Rama po paguan atë që vetë ka ndërtuar. Vetëm në një MAFIA-Shtet veprohet siç vepron ky si biçim Kryeministri.
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply