Opozita sot në Kuvend ra në kurthin e qelbur rilindas dhe ka shënuar nga ditët më të rënda të opozitarizmit parlamentar!Kjo jo vetëm pse votuan një ligj vetëm pak minuta pasi kryeministri me vota të krimit i quajti qen deputetët e opozitës!
Opozita sot u kompleksua shumë rëndë nga një projektligj që kërkohej të votohej në mënyrë të përshpejtuar që hapte rrugën e miratimit të një ftese bërë Shqipërisë për të qenë si anëtare themeluese në Bordin e Paqes.
Opozita sot me ketë votë ju bashkua kampit tē rilindjes në shembjen e Republikës!
Nëse opozita voton një ligj që pavarësisht qëllimit të mirë është në kundërshtim flagrant me ligjet dhe rregulloret e Kuvendit ajo e ka shembur republikën! Po po e ka shembur!
Shteti dhe republika janë më të mëdha se dëshira për të qenë në anën e Shteteve të Bashkuara! Kjo sepse nese ti rrënon shtetin dhe ligjet e shtetit tënd ti në fakt je shtet bananesh e jo shtet serioz e askush nuk të merr seriozisht!
Duke votuar një ligj të personalizuar me emrin e Edi Rames në të opozita i tha Amerikes dhe botës se ky i dosjes se McGonigal është kryeministri ynë, na falni që e kemi sharë!
Duke votuar një ligj të personalizuar Opozita përjetësoi emrin e Ramës kryeministër e askush tjetër nuk mund ta përfaqësojë Shqipërinë në atë forum të rëndësishem veç Edi Ramës!
Duke miratuar një ligj të personalizuar me emrin e Edi Ramës në të Opozita ju dha shkelmin kauzave të saj nga viti 2021 e këtej e zhvlerësoi ato në sy të shqiptarëve por edhe të të huajve!
Sepse ajo legjitimoi dhe ligjëroi emrin e njeriut qe ka rrënuar Shqipërinë!
Ju fare mirë mund ta braktisnit atë sallë e të aresyetonit mospjesmarrjen në atë kurth të turpshëm se pa u bërë ndryshimi i tekstit dhe pa u zbatuar rregullorja dhe afatet kushtetuese NUK do ta votonit!
Ju mund ta shprehnit fare mirë mbështetjen per Bordin e Paqes dhe SHBA por pa rrënuar Republikën dhe kauzat tuaja!
Miratimi i një ligji të paligjshëm dhe me emrin e rrënuesit të Shqipërisë në të i ka bërë shqiptarët të mendojnë se ata që e votuan atë ligj janë ekzaktësisht ashtu siç i quajti Edi Rama pak para largimit nga salla e Parlamentit!
Sot votuat Ramen në Bordin Paqes duke e legjitimuar si KM e pasneser kerkoni rrezimin e tij!
Çfarë ironie!
Paçi faqen e zezë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply