Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka postuar në Truth Social një mesazh që ka marrë nga homologu i tij francez Emmanuel Macron. Sipas mesazhit të publikuar, Macron shkruan se mund të organizonjë një takim të G7 në Paris të enjten pasdite.
Ai u shpreh se nuk e kuptonte saktësisht se çfarë po bënte Trump me Groenlandën. Trump nuk ka publikuar përgjigjen e tij ndaj Macron vetëm mesazhin e presidentit francez.
“Miku im, ne jemi absolutisht të një mendjeje për çështjen e Sirisë. Mund të arrijmë gjëra të mëdha në Iran. Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën. Le të përpiqemi të ndërtojmë gjëra të mëdha:
Mund të organizoj një takim të G7-ës në Paris, të enjten pasdite, pas Davosit. Mund t’i ftoj ukrainasit, danezët, sirianët dhe rusët në sallë. Le të darkojmë së bashku në Paris të enjten, përpara se të kthehesh në Shtetet e Bashkuara”, shkruhet në mesazhin e publikuar.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të takohen në Bruksel të enjten në mbrëmje për një samit emergjent pasi Trump kërcënoi të vendoste tarifa të reja për disa vende të BE-së për shkak të kërkesës së tij për të blerë Groenlandën.
Burimi/euronews.al/


Leave a Reply