Presidenti i SHBA-së, Donald Trump këtë të martë ka publikuar një foto të krijuar nga Inteligjenca Artificiale lidhur me Groenlandën. Postimi i publikuar në Truth Social nga Trump po përforcon skenarët në lidhje me aneksimin e Grenlandës nga SHBA-të.
Në foto duket Trump i cili mban një flamur amerikan në dorë i shoqëruar nga zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe sekretari i tij i shtetit, Marco Rubio. Pranë tyre është një tabelë me mbishkrimin: “Groenlanda- territor i SHBA-së deri në vitin 2026”.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të takohen në Bruksel të enjten në mbrëmje për një samit emergjent pasi Trump kërcënoi të vendoste tarifa të reja për disa vende të BE-së për shkak të kërkesës së tij për të blerë Groenlandën.
Burimi/euronews.al/


Leave a Reply