Vetëm pak orë pasi Kryeministri Edi Rama e cilësoi ftesën për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes” si një “majë të paimagjinueshme” dhe vlerësim personal nga Presidenti Donald Trump, një dokument zyrtar nga Uashingtoni duket se ka shfryrë të gjithë narrativën e suksesit ndërkombëtar.
Sipas njoftimit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë për planin gjithëpërfshirës për përfundimin e konfliktit në Gazë, emri i Edi Ramës nuk figuron në asnjë prej dy strukturave kryesore që do të kenë në dorë fatet e projektit: Bordin Qendror dhe Bordin Ekzekutiv.
Kupola e Trump pa Edi Ramën
Në listën e publikuar nga SHBA, “tavolina e madhe” ku do të merren vendimet ekzekutive dhe financiare përbëhet nga emra si Marco Rubio, Jared Kushner dhe drejtues të lartë të institucioneve financiare. Ndryshe nga pretendimi i Ramës për të punuar “së bashku” me Trump në këtë bord, dokumenti tregon se roli i Shqipërisë, në rastin më të mirë, mbetet periferik ose thjesht këshillues, pa asnjë peshë vendimmarrëse.
Burimi/Facebook


Leave a Reply