Kjo foto nuk është protokoll. Është simptomë.
Një varëse floriri, kilogramë simbolikë arrogance, në qafën e një njeriu që e di se fundi politik po afrohet. Kur pushteti nuk mbahet më me ide, mbahet me imazh. Kur nuk mbahet dot me votë, mbahet me shantazh. Kur nuk bind më, përpiqet të frikësojë.
🔴Edi Rama sot sillet si dikush që mendon se pushteti blihet duke qarkulluar para të pista në projekte “gjigante”, që nuk kanë as studim, as transparencë, as afat, por kanë një funksion të vetëm, tollovi, frikë, zhurmë.
🔻Sa më i madh titulli, aq më e vogël llogaria.
Dubai nuk është problem. Problemi është pse iket në Dubai.
Ikët kur nuk do të përgjigjesh.
Ikët kur SPAK-u afrohet.
Ikët kur mediat nuk i kontrollon dot më me telefon.
🔻Dhe nga atje, fyen, shantazhon, etiketojnë gazetarët që tregojnë “kapon lakuriq”. Ky është paniku, jo forca.
Projektet e energjisë, me përfshirje të Italia, hidhen si bomba mediatike. Pa kontrata publike. Pa kosto reale. Pa përfitim të qartë për qytetarin.
Janë projekte që nuk bëhen kurrë, por shërbejnë sot. Sot për të ndryshuar lajmin. Sot për të shtyrë pyetjen. Sot për të blerë kohë. Mafia nuk ndërton, mafia qarkullon para.
Kjo është faza e fundit e çdo pushteti të kalbur.
Fillon me propagandë.
Vazhdon me arrogancë.
Mbaron me florinj në qafë dhe frikë në sy.
Ai mendon se pushteti mbahet me para të pista dhe aleanca të errëta. Gabim fatal. Pushteti mbahet me legjitimitet. Kur ai mbaron, as floriri, as Dubaji, as projektet fantazmë nuk të shpëtojnë.
🔰Kur lideri vesh florinj, do të thotë se i ka hequr rrobat e moralit.
Projektet që bëjnë shumë zhurmë, zakonisht fshehin shumë heshtje.
Kur pushteti flet me shantazh, e ka humbur betejën me të vërtetën.
🟥Ky nuk është më kryeministër që qeveris.
Është një pushtet që mbijeton. Dhe mbijetesa politike, kur mbështetet te paratë e pista dhe projektet mafioze, është shenja më e qartë se fundi nuk është larg.
Albert Zadrima
Burimi/Facebook


Leave a Reply