Nuk jam nga ata që emocionohen ndonjëherë nga Rama, po sot më bëri përshtypje.
1- I vuri në krah Belën, me qindra milionë euro afera në kurriz dhe ia plasi në sy që amerikanë vjedhin. Dhe këtu nuk gënjeu se ky e ka me provë, ju korruptoi shefin më të lartë të kundërzbulimit të FB, madje duke e trajtuar si qen duke ia dhënë paratë nëpër parkingjet e New York-ut.
2- I tha që ju jeni komb pa kulturë, kulturë ka Kina, qytetërim 5-mijë vjeçar, ju vetëm për të marrë jeni. Dhe këtë ia thotë në kulmin e përpjekjeve të Bjondit për të marrë Groenlandën.
3- Ia tha në sy kokëbardhës amerikane se, SPAK, për të cilin keni investuar, do funksionojë vetëm për kundërshtarët e mi dhe ata që i jap leje unë, për tjetër harroje.
Pse më pëlqeu:
1- Nëse e ka bërë se mund ta korruptojë Bjondin me këto qylet që do me i dhënë Ivankës, bravo i qoftë, kjo tregon pastaj që Bjondi s’është gjë tjetër veçse një grabitqar. Gjë e cila mua nuk rezulton kështu, po ku i dihet, asgjë s’përjashtohet.
2- E tall SHBA-në se mund të ketë marrë nej garanci nga Xi-ja i Kinës ose Lad qafiri Rusisë, të vetmit njerëz mbi këtë planet që mund të të sigurojë një farë mbrojtje nëse të hipën në qafë naj kush i madh. Me gjithëse kjo nuk ze shumë logjikë se me qenë kishin shpëtu Maduron ata, po nejse.
3- E tall sepse është dhjerë në brekë dhe kërkon të krijonë narrativë që ja, po më bien në qafë për inat se ua kam plas në fytyrë të gjitha, ju kam qëndru…gjë që mund të ngushëllojë atë Helenën e Zeqinenë se as Elisa nuk ha më këto.
Burimi/Facebook


Leave a Reply