Me date 10 janar 2026,në qytetin e Tiranes u zhvillua një veprimtari atdhetare ne mbeshtetje te nismes per organizimin e Kuvendit Kombetar Shqiptar-KKSH.Moren pjese perfaqsues te Keshillave Organizative te KKSH nga rrajoni dhe mergata,perfaqsues te disa organizatave atdhetare-kulturore,perfaqsues te familjeve te medha te shqiptarise si dhe disa personalitete te shoqerise shqiptare.
Pas njoftimit qe beme per veprimtarine e 10 janarit 2026 ne fb erdhi ne takim edhe z.Fatmir Bardhoci i cili kerkoi te bashkepunonte dhe te ndihmonte ne trealizimin e KKSH.
E pritem me dashamiresi dhe pranuam qe te jete nje nga bashkepuntoret tane.
Me kerkesen e tij(emigrant ne Amerike) i deklaruar si perfaqsues i “Lidhjes qytetare,shqiptaro-amerikane te Shqiperise”,ne kete takim i u bashkuan levizjes tone edhe disa përfaqsues te kesaj nisme.
Ne procesin e punes,perfaqsuesi ne fjale,medemek ne emer te disa gabimeve juridike qe kishte konstatuar ne projekt programin e hartuar u lëshua mbi drejtuesit dhe organizatoret e veprimtarise dhe mbi mua personalisht me fjale fyese e denigruese si genjeshtarë dhe mashtruesa, pa harruar edhe sloganin e fillimit te demokracise,komunista…!
Argumentet ishin se ne nuk kishim zbatuar porosite e tij dhe nuk kishim kuptuar asgje nga ato qe “BOSI”kishte thënë…!
Pati edhe ofeza te tjera,kercenime per denime e padi gjyqsore,perkunder te cilave ai mori reston.
Ishte hera e pare qe me degjonin veshet,akuza te tilla dhe ndjeva pergjegjesi qe keto fjale po i degjonin edhe njerez te zgjedhur, pjesë elitë e shoqerise shqiptare.Ne te njejten kohe kuptova edhe njehere se Amerika,vendi i demokracise e ka te veshtire te ndryshoje mentalitetin dhe edukaten e njerezve.
Ky qendrim arrogant,me kapadaillek e delir,me mungese te theksuar edukate qytetare binte ndesh me kauzen e Bashkimit Kombetar,binte ndesh me parimet e bashkepunimit dhe mirekuptimit gjithëshqiptar.
Si i tille,ai preku pjesemarresit te cilet reaguan dhe e denuan qendrimin e “shqiptaro-amerikanit”F.B.
Gjithashtu me duhet te them se shkrimi i personit ne fjale,i dates 9 janar te ketij viti, ne mesnate tregon hapur perpjekjet e tija per te pervehtesuar idete dhe arritjet e KKSH.
Ne kete shkrim del ne drite,deshira e tij per tu bere violine e pare ne levizjen atdhetare ne Shqiperi.
Me këtë rast dëshroj t’i them se kontributi per mëmëdhenë kerkon sakrifica dhe pozicioni ne levizjen kombetare nuk mund te sigurohet duke fyer te tjeret apo duke ardhur me katapultë nga Amerika.
Te gjithe ata,qe ai ka renditur ne shkrimin e tij si te ardhur nga Diaspora dhe Kosova,Maqedonia,Mali i Zi,Çamëria e te tjere jane thjesht veprimtaret tane,pa asnje lidhje me “Lidhjen e tij”ende të pa miratuar ne Gjykatat e Shqiperise.
Me kete rast deklarojme se distancohemi menjehere nga kjo nisëm pseudoatdhetare,nga ky Imitacion Periferik i Liges se Madhe Shqiptaro-Amerikane te JOE DIOGUARDIT.
Te mbetur pa perkrahje,3 perfaqsues te nismes ne fjale u larguan nga takimi.
Veprimtaret e Kuvendit,sebashku me te ftuarit e tjere vazhduan normalisht programin duke zgjedhur Komisionin Qendror te Organizimit te KKSH,duke miratuar projektin per Rezoluten si dhe Komisionet e tjera te punes.
Me kete rast deklarojme se do te vazhdojme pa u ndalur punen per realizimin e KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR si nje alternative per te cilen ka nevoje shoqeria shqiptare.
Mirenjohje te gjithë pjesëmarresve per mirëkuptimin dhe mbështetjen qe na dhanë.
Dashamir Uruçi,
Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombetar Shqiptar,per Shqiperine,
Tirane,më 11 janar 2026.
Burimi/Facebook


Leave a Reply