Do marr kërrabën në dorë,
do ngjitem lartë nga stani .
Ku janë deshët me këmborë?
nuk kam turp u bëftë nami!
Tu bëj qejfin cave me”shkollë”,
që më shajnë Bari Çobani.
Fukarenj nga mëndja shollë,
mjerë ne çfar mban vatani !
Jam çoban e jam fshatar,
për këtë hiç s’ turpërohem.
Mish e qumësht pa këndar,
me tendër nuk ngatërrohem.
Keca qengja me rrethojnë,
me kërcim dhe frymë trifili,
S’më shajnë s’më ofendjnë,
si një qytetar rracë debili.
Në natyrë të gjelbëruar,
s’ka harbutë s’ka banalë.
Dele e qingja të mbuluar,
Big Braderit tymi le ti dalë !
Këtu dëgjoj fyellë dhe Bilbilë,
erë lulesh dhe trëndelinë.
Këtu punojnë ca”land fillë”
Plastika rraqe këtu nuk vinë.
Ca prej jush ne po na shani ,
Se rrimë natë e ditë me kafshë.
Pa më thuaj ore bir shejtani!
Ti fle me qenin,unë të pashë
Ne çobanëve ku fryn Stoçeni*
S’na kanë thënë dash bir dashi,
Veç ty të thonë qen bir qeni,
Që po ngre parcelë hashashi.
Ne në male bagëti dhe kuaj,
për vehte për shoqërinë,
S’shkojmë eskortë në Dubaj.
mblidhe mëndjen o fundrinë !
Qytetërimi i ekzagjeruar,
të lë pa një kokërr në thes.
Vish gunën e lavdëruar.
me djersë në ballë do vdes.
* Stoçen i themi një ere të madhe.
Burimi/Facebook


Leave a Reply