(Tregim. )
Binte shi me thika. Jo ai shiu qe pastron, por ai qe rendon mbi catite e lodhura dhe grryen muret e shtepive. Uji kishte hyre neper dhoma, kishte marre me vete fotografi, libra, lodra femijesh. Qyteti kishte mbetur si nje trup pa lekure. Njerezit leviznin ngadale me kembe ne balte dhe sy te mbytur. Lotet ishin bere te brendshem ,te heshtur, si nje ves I keq qe te shoqeron cdo dite. Te gjithe e dinin se nuk ishte here e pare. As hera e fundit. Diku ne qender te ketij qyteti pa busull qendronte Labirinti. Nuk dukej si mure guri. Ishte ndertuar me letra, me premtime, me ekrane qe ndizeshin cdo mbremje dhe shuanin mendimin. Rruget e tij ishin formulare, sportele, fjale te medha dhe pergjigje te vogla. Kush hynte humbiste drejtimin. Kush perpiqej te dilte lodhej. Ne zemer te Labirintit jetonte Minotauri modern. Nuk ulerinte, fliste qete. Vishte kostum, nderronte fytyra sipas nevojes. Cdo vit I sillnin harac : te rinj qe iknin, fusha qe mbilleshin me friken e ujit, qytete qe mesoheshin te durojne. Minotauri nuk I mbante me force, I bindte se nuk kishte rruge tjeter. Kur shiu binte fort, Minotauri buzeqeshte. Permbytja ishte aleati I tij me I vjeter. Ajo I bente njerezit te ndiheshin, te vegjel, fajtore, te pafuqishem. ” Eshte natyre ” peshperiste Labirinti, “Eshte fat “. Dhe njerezit e besonin, se ishte me e lehte se te mendonin. Por ate dite shiu ishte ndryshe. Ne nje cep te qytetit nje vajze me libra te lagur ne duar ndaloi se ecuri. Ajo ngriti koken dhe pa muret e padukshme te Labirintit. Per here te pare nuk e pa Minotaurin si perbindesh, por si nje mashtrim te madh qe jeton vetem sa kohe ne ecim ne rreth. Dikush, diku filloje te vizatoje nje hije. Jo me laps, por me mendim. Vizatoi nje fije te holle, te brishte, por te vertete. Dhe ne shiun e mprehte, per here te pare mbas shume kohesh Labirinti u drodh. Jo sepse po shembej, por sepse dikush kishte guxuar te mendoje Daljen. Shiu vazhdoi te binte. Por jo cdo shi mbyt. Disa shira zgjojne dhe nuk mbytesh me ne gjume. Vajza me librat e lagur ne duar e kishte gjetur fillin per te Dale. ( Dedikuar motres trime qe me mungon).
Burimi/Facebook


Leave a Reply