Pjesa e 4 Lexim të këndeshm ..
Atë çast, babi i djemve u kthye me një peshk tjetër në dorë.
Ai pa skenën dhe buzëqeshi me qetësi.Ndersa mami ishte kameramane .
Eja pak këtu, princeshë e vogël, i tha ai vajzës.
Ajo u afrua, ende kokëfortë.
Shikoje këtë peshk. E sheh sa i vogël është?
Vajza: Po…
E sheh si i rreh zemra? Si dridhet?
Vajza: Po…
A do të doje ta fusnim në një vend ku ai ka frikë, apo në vendin ku ndihet i sigurt?
Vajza uli sytë.
Për herë të parë nuk foli dot.
Fëmijët e mi po luajn derisa ti kthejmë prap në det, shtoi babai.
Nëse do të luash me peshqit, mund t’i prekësh me gishtin e vogël… por jo t’i marrësh. Sepse lodrat ndahen nuk merren me zor.
Vajza heshti… pastaj u afrua te pishina.
Mund… mund t’i prek me dorë? Vetëm pak?
Po! — i thanë djemtë një herësh
Ajo e preku me kujdes një peshk të argjendtë që notonte rreth gishtave të saj.
Dhe papritur buzëqeshi.
Një buzëqeshje e pastër, pa llastim, pa pretendime.
Faleminderit… tha ajo. Nuk dua t’i marr më. Dua vetëm të luaj me ju.
A mundem ?
Dori ia zgjati dorën.
Eja, ulu me ne. Peshqit nuk duan sherre. Ata duan qetësi dhe miqësi.
Dori qeshi si dielli.
Bëjmë valë bashkë!
Beni akoma po e shihte ,
mos na i mer ?! ata u prezantuan
Dhe ashtu ndodhi:
vajza e llastuar u ul me ta, peshqit vallëzuan në pishinën e tyre të vogël,
dhe aty ku kishte debat, u mbush me qeshjet e tre fëmijëve .
Dielli po zhytej ngadalë në det, duke lënë mbi valë një shteg të artë.
Era u bë më e freskët dhe në qiell u ndezën yjet e parë.
Të tre fëmijët ,Beni , Dori dhe glorja vogël po luanin akoma, duke bërë valëza rreth pishinës së vogël, ndërsa peshqit notonin të qetë, të lumtur.
Babi i djemve u afrohet me një buzëqeshje të butë.
Fëmijë… është koha t’i kthejmë peshqit në det, tha ai me një zë plot dashuri.
Pse tani, babi? pyeti Dori dhe sytë i hodhi nga deti .
— Sepse mami i tyre po i pret, u përgjigj babai duke kthyer kokën nga deti.
— Po bëhet natë, dhe ajo shqetësohet kur të vegjlit e saj vonohen. Siç shqetësohet edhe mami juaj për ju.
Fëmijët shikuan njeri-tjetrin.
Vajza e vogël uli kokën lehtë.
Pra peshqit kanë mami? Si ne? tha ajo ngadalë.
Po, bija, tha babai i qetë.
Çdo krijesë ,ka dikë që e pret. Edhe zemrat më të vogla kanë dikë që dridhen për to.
Lisi mori peshkun e tij të preferuar me kujdes.
Dori mori atë të kuqen që e kishte përkëdhelur gjithë ditën.
Edhe vajza e vogël zgjodhi një peshk të argjendtë që e kishte ndjekur gjatë lojës.
Ata ecën drejt bregut të detit.
Valët i lagnin këmbët, si sikur t’i uronin duku hedhur në det ,
Mirupafshim, peshku i vogël, tha Dori ikë te mami
Falënderim për lojën e sotme, shtoi Beni duke buzëqeshur.
Shko tek mami… mos u vono më shumë, pëshpëriti vajza me një zë të butë kur hodhi peshkun ngjyr ari
Fëmijët i hodhën peshqit një nga një në det.
Peshqit shkëlqyen pak në dritën e muzgut…
dhe u zhdukën duke notuar drejt thellësive.
vala e qetë prekte këmbët e fëmijëve,
ikur po thoshte:
Faleminderit që më ktheve fëmijët e mi.
Babi i përqafoi të tre
Ja pra, fëmijë… sot mësuat diçka të madhe.
Çfarë? pyetën të tre njëzëri.
Që dashuria nuk është të mbash diçka për vete… por ta lësh të lirë.
Dhe se gjërat e bukura duhen ndarë, jo rrëmbyer.
Apo jo ?
Vajza e vogël e shikoi babain dhe pastaj djemtë.
Unë… dua të vij të luaj me ju edhe nesër, tha ajo .
Dori qeshi.
Po! Po të presim!
Beni shtoi:
Por jo të marrësh peshqit më, hmm?
Ajo qeshi lehtas.
Jo, jo… tani e di. Peshqit kanë mamin e vet.
Dhe unë kam mamin tim po shkoj, kaluam një ditë shumë të bukur.
Djelli po binte mbi det, i artë, i qetë, sikur e dinte që sot do ndodhte diçka e veçantë.
Fëmijët u zgjuan herët, plot emocion.
Babi! Babi! Sot do na çosh në mes të detit, apo jo? pyeti Dori duke u hedhur nga gëzimi.
Si jo, zotrote, qeshi babai.
E kemi dhënë fjalën!
Sot deti ka surpriza.
Edhe vajza e vogël, ajo e llastuara e ditës së djeshme, kishte ardhur me mamin dhe babin e saj.
Sot, ajo ishte krejt tjetër: flokët e kapura dy bishtaleca sy të kaltër
… dhe një buzëqeshje e ëmbël ,
Pasi u prshëndetën ,pyeti ajo
Mund të vij edhe unë?
Po patjetër, i tha Beni miqtë e mirë vijnë gjithmonë me ne thotë babi !po je shumë i sakt ja ktheu babi me të qeshur ,
Të kater prindërit hipën në skafin e vogël të transportit që të çonte në ishullin e vogël
Era e mëngjesit i përkdhelte, dallgët i shtynin lehtas dhe dielli i përshëndeste nga lart.
Deti ishte i qetë, i kaltër si xham, dhe krejt papritur…
u dëgjua një “PLOP!”
Ç’qe kjo?! tha beni
Beni duke u ngritur në këmbë.
Hë… mos vallë…? tha babai i habitur.
Dhe ja ku u shfaq.
Një delfin i madh argjendtë, me sy të mëdhenj dhe buzëqeshje të butë, kërceu nga uji me gjithë trup dhe ra përsëri brenda duke bërë një hark të bukur.
Fëmijët bërtitën nga gëzimi.
Aaaaaaa! Delfin! Delfin i vërtetë!
Delfini iu afrua ,
Ai shikonte fëmijët me sy të qeshur dhe bënte përsëri hedhje ,sikur i njihte që dje.
Delfini lundroi rreth pastaj u ngrit në sipërfaqe dhe bëri një tingull të ëmbël, si një qeshje…
Fëmijët zgjatën duart ta preknin dhe brohorisnin të lumtur .
Delfini u afrua aq shumë, sa ata ia prekën hundën e butë ,e preka thosh beni edhe unë plotësonte dori udhe unë thoshte gloria .
Sa i butë! Sa i ëmbël! ulëriti Beni i emocionuar.
Ky është dhurata e detit për ju, tha babai.
Pse? pyeti gloria
Sepse keni një zemër të pastër Delfini i njeh ata që janë fëmij të mirë dhe vjen të luaj me ta ,
Delfini u zhyt, pastaj kërceu lart sërish më lartë se herët e tjera sikur po i përshëndeste.
Ai po luan me ne! qeshi Dori.
Jo vetëm kaq, tha babai duke vështruar horizontin. Po na mëson një gjë të madhe…
Fëmijët e shikuan me vëmendje.
Se si të notojm .
Delfini lundroi ngadalë larg, duke lënë valëza të argjendta pas vetes.
Fëmijët e ndoqën me sy derisa ai u bë vetëm një pikë në horizont.
Uau sot ishte dita më e bukur e jetës time, tha vajza e vogël me zë të lart
Dhe e imja, tha beni .
— Edhe e imja! shtoi Dori.
— E imja gjithmonë kur jam me ju, shtoi babai duke i përqafuar të tre.
Të tjerët qeshën po nuk diskutohet që edhe jona than të gjith .
Skafi u drejt bregut ishte një ishull i vogël i mbushur me pem të mëdha kishte kafene .
Deti pas tyre dukej sikur fliste:
Ketu ndodhemi ne ishullin magjik u tha babi fëmijëve ktu do të gjeni kafsh nga më të ndryshmet
Çfar kafsh prej vërteti !?tha dori po prej vërteti ja ktheu mami ,ua Po të han !?pyeti beni
jo nuk të han se jan magjike tha glorja ,po nuk jan kafshët magjike ja ktheu mami glorias
,,,6,1,26.Athin!

Burimi/Facebook


Leave a Reply