Soirée-ja e shkelqyeshme per Motmot të Rí në “Kafe “Park”
Nata e motmotit të rí simjet u kremtue në qytetin tonë me nji shkelqim ma të madh se tjera herë, masi nji grup familjar i perfaqsuem prej Z. Z. Nush Topallit e Zef Prendushit, organizuene nji mbramje vallzore në lokalin e Kafes «Park».
Ftimeve të shumta qi ju bâne familjeve shkodrane, ju pergjegj edhe nji pjesmarrje e gjanë e tyne, çka kontribuoi shum me i dhanë festës nji njyre mâ të gjallë.
Çka e bâte edhe mâ interesante ket festë ishte fakti se giatë sajë, hartisti Angjelin Hilë Koka, do të këndote per të paren herë në Shqypní; kshtu qi kureshta ishte mjaft e ma-dhe në publik. Ora 22 e gjenë sallen e mledhjes argtuese plot me nji publik të zgiedhun, në të cillin toilette-t e damave bâjshin nji refleks të bukur e të shumllojshem në mjes të xhixhillimeve të dritave. Pershndedjet e rasës marojnë e kcimet fillojnë, msá jazz-band-i i zakonshem i Kafes Park percjellë hapat e shpejtë me jonet e veta elektrixuese. Kah ora 22.30 hartisti Zot. Angjelin Koka, i percjellun në pjano prej pjanistit t’orkestres të kafes, debutoi tue këndue disá kargë të zgiedhuna germanisht e italisht. N’ ekzekutimin e kangëve rá në sy ma teper mimika e hartistit plot ndjesi e ekspresjon qi perciellte notat melodike, gja kjo qi ven në pah vleren e naltë të tijen në hartin kinematografik të cillin madje me pasjon e ushtron nder shtete të hueja. Adsistuesat duertrokitne hartistin e çfaqne dishirin m’e ndi edhe në ndo ‘i rasë tjeter, per të muejt kshtu me çmue vleren e tí hartistike Festa vazhdoi me nji gjallní e perzêmersí per herë e mâ të dallueshme, kúr nji terr i plotë i sallës lajmon marimin e 37tës e fillimin é vjetit të rí. Nji heshtje e pergjithshme mblon salonin. U dukte sikur sejcilli të perkujtote vjeten e kalueme, të dekun; si të mendote me trishtim randimin e barrës të jetës edhe me nji vjetë tjeter e shtimin e nji flokut t’ argjantë në kryet e krehun me kujdes. Por larg mendimet e trishtueshme; drita ndezet, vjeta e ré lindë e hinë në mekanizmin e jetës, kcimet rrotulluese marrin nji hov mâ të shpejtë e mâ të gjallë, msá jazz-i me muziken e vet të sinkopueme shperdán nota të shpejta e të kandshme uruese të nji vjetës mâ dinamike Nji loterí, valle e kcime komtare i dhane varietet e gjallní festës e cilla vazhdoi deri n’ orët e para të nadjes.
Inicjativa e organizatorëve të festës asht per t’u levdue masi soirée-ja ká pasë edhe nji qellim patriotik tue u shenjue të himet per fondin e pomêndores të deshmorëve qi do të ngrehet në Shkoder.
Burimi/Facebook/PRO GEGNISHTES


Leave a Reply