Qoftë ky vit një faqe e re, e mbushur me shpresë, paqe dhe dritë. Uroj që çdo ditë të të sjellë shëndet, forcë dhe besim në vetvete,
që çdo pengesë të kthehet në mësim dhe çdo ëndërr në një hap më afër realizimit.
Le të mos mungojnë buzëqeshjet, dashuria e njerëzve të zemrës dhe momentet e vogla që e bëjnë jetën të bukur. Uroj që rruga juaj të ndriçohet nga suksesi,zemra të mbushet me qetësi dhe shtëpia juaj me harmoni.
Qoftë një vit më i mirë se ai që lamë pas,
me më pak brenga dhe më shumë gëzim,
me guxim për të ecur përpara dhe mençuri për të çmuar gjithçka që kemi.
Zoti bekofte kombin shqiptar anë e mbanë botës, kudo që ndodhet, me paqe, unitet dhe mirësi. Uroj që zemrat tona të jenë gjithmonë të bashkuara, rrënjët të forta dhe shpresa për një të ardhme më të drejtë e më të ndritur të mos shuhet kurrë.
Qoftë bekimi i Zotit mbi familjet tona, mbi atdheun dhe mbi çdo shqiptar që punon me nder e dashuri për identitetin dhe vlerat tona.
Gëzuar dhe plot bekime Viti i Ri!
Burimi/Facebook


Leave a Reply