Vizitat e mia në Kosovë janë gjithmonë surprizuese. Në çdo takim shoh dhe njoh njerëz të veçantë. Kam lexuar mirënjohje në çdo shtrëngim duarsh; njerëzillëk në çdo pyetje që kam shtruar; bujari në çdo ambient, dhe njerëz me tipare të bukura ilire.
Padiskutim kam takuar edhe njerëz primitivë, kokëfortë e fanatikë, por edhe kur ia dallon këto nuanca karakteri, ata i mundin me respekt dhe mirësi. Në pamje të parë flasin plot pasion e zjarr, por kur i pyet më thellë, të gjithë të tregojnë për luftën dhe pasojat e saj mbi secilin prej tyre.
Sa e lartëson dhimbja njeriun; e sa njerëzor i bën mirënjohja krijesat e tokës. Sa më shumë zbuloj nga ti, aq më shumë të dua, Kosovë 🫶 — sidomos dje, kur na dhe të gjithëve një leksion demokracie dhe përgjegjshmërie sovrane.
Gëzofsh sot e mot, krenare siç je, e bukura Dardani!
Burimi/Facebook


Leave a Reply