– Për herë të parë në Britaninë e Madhe, një pacient ka marrë një vaksinë të personalizuar të bazuar në mRNA, e projektuar për të trajnuar sistemin imunitar që të sulmojë kancerin e mushkërive, jo me qeliza të vogla (NSCLC).
– Vaksina, e njohur si BNT116, u zhvillua nga kompania gjermane bioteknologjike BioNTech, e njëjta kompani që qëndron pas një prej vaksinave të para mRNA kundër COVID-19.
– Studimi klinik udhëhiqet nga University College London Hospitals dhe qëllimi është të përcaktohet nëse kjo imunoterapi është e sigurt dhe nëse mund të parandalojë rikthimin e kancerit të mushkërive pas trajtimit.
– Ndryshe nga kimioterapia tradicionale, e cila prek si qelizat kancerogjene ashtu edhe ato të shëndetshme, BNT116 jep udhëzime përmes mRNA-së që ndihmojnë sistemin imunitar të njohë shenja të zakonshme që gjenden vetëm në qelizat tumorale.
– Pasi të trajnohet, sistemi imunitar mund të jetë në gjendje të kërkojë dhe të shkatërrojë qelizat kancerogjene duke kursyer indet e shëndetshme.
– Pacienti i parë, Janusz Racz, 67 vjeç, iu bashkua studimit pasi përfundoi trajtimin standard me shpresën që të ndalonte rikthimin e kanceri. Duke qenë vetë shkencëtar, ai e sheh vetëofrimin, edhe si një mënyrë për të kontribuar në terapitë e së ardhmes.
– Tashmë, vetëm 20 pacientë në Mbretërinë e Bashkuar do të përfshihen në këtë fazë të hershme të studimit, por studiuesit thonë se kjo mund të sinjalizojë një epokë të re të vaksinave mRNA kundër kancerit, një epokë ku sistemi imunitar i një personi trajnohet të njohë tumorin e tij, si gjurmë gishtash.
Burimi/Facebook/Doktori Te Dera


Leave a Reply