Nga Av.Virtyt Sokoli
Me KRONOLOGJI .
Mendimi për këtë shkrim nisi nga një botim i Konferencës Shkencore në dt.5 Prill 2024 që mora në Panairin e fundit në Tiranë, material i Akademisë Shkencave e Arteve Kosovë me titull “Roli i Konferencës së Bujanit në proçesin e shtetformit të Kosoves”.
Mbeta i habitur dhe direkt e pyeta vajzën që ma shërbeu librin….po për Lidhjen e Dytë të Prizrenit keni botim apo konferencë te tillë, në moment ajo më tha jo… !
Me qëllimin e vetëm për të hedhur diçka mbi vërtetësitë në periudhat historike që janë kaluar në kalvarin e ekzistencës territoriale, realisht na duket dhe është e domosdoshme të hidhet dritë për ndodhitë e kësaj periudhe kohore që meriton shumë për t’u analizuar dhe për të ofruar fakte relevante rreth shumë të vërtetave historike të strategjisë sllavo-komuniste në trojet tona.
Materialet historiografike që qarkullojnë, të prira për të besuar si me reale janë botimet e para instalimit të ish-sistemit diktatorial në Shqipëri e pas tij për sundimin sllavo-komunist në trojet tona. Dihet që nuk ka qenë e mundur të shkruhej e flitet lirshëm me vërtetësi reale mbi veprimtaritë gjatë Luftës së Dytë Botërore apo ngjarjet e mëpasme të saj, mbi veprimtarët atdhetarë që kanë dashur të luftojnë e të vazhdonin punën e lënë përgjysëm jo për fajin e tyre, por të asaj kauze shpëtimtare e vizionare, që burra të mëdhënj të këtij kombi nuk llogaritën as veten e asgjë që kishin për t’i shërbyer pavarësisë kombëtare në kufijtë natyral të një Shqipërie ku flitej e jetohej shqip gjithandej .
1. Në vitet pas shkatërrimit të “MARRËVESHJES së MUkJES” nga KONFENCA e LABINOTIT .
Faktet e autorëve serioz, na thonë se Marrëveshja e Mukjes që u zhvillua nga 1-3 Gusht 1943 ishte iniciativa më serioze e humbjes së shansit të “Bashkimit Kombëar”, ajo kishte si pikësynim të parë ekzistencën e tërësisë së bashkimit të territorit shqiptar në një të vetëm, si zgjidhje me mënyrën e vetme dhe absolute për shpëtimin e grabitjes së trojeve tona nga fqinjët shovinistë. Duhet theksuar se kjo iniciativë e përpjekje serioze hodhi themelet për lëvizjet e vendimmarrjet kombëtare të ardhshme. Kjo ide bashkimi e unifikimi mendimi e veprimi nuk ishte vetëm një aspiratë politike, por mënyra unikale për të ruajtur unitetin tonë etnik e kulturor si vazhdimësi e traditës.
Pikërisht këtu qëndron edhe fillesa e problemit.
Në momente e para dihet si fillim Fronti i Nacional-çlirimtares nuk e kundërshtoi marrëveshjen, mirëpo sa e panë mjeshtrat sadistë serbo-malezezë, vendimet e saj u ngrinë fillimisht, që më pas nuk mund të anashkaloheshin.
Të mësuar me kësi lloj punësh e me program të qartë që kur themeluan Partinë Komuniste në Tiranë me 8 nëntor 1941 si kujdestarë e misionarë të interesave të tyre grabiqare si gjithmonë ata gjetën jo pak njerëz të dobët e pa identitet kombëtar tek ne. Si pasojë e kësaj nga frika se po i dilte tymi tradhëtisë së dirigjuar me shpejtësi filluan nga organizimi për thirrjen e gjoja një konferencesiç ishim mësuar, e këtë herë në Labinot jo shumë larg nga Mukja, pra fiks pas një muaji nga data 4-8 shtator pa u gëzuar aspak nga kapitullimi fashist që dihej ato ditë, ata po merreshin indirekt me fatin e trojeve tona jashtë Shqipërisë londineze që në fakt me pushtimin italian u bashkuan me kombin amë, ashtu si dikur ishte në memorien tonë me 4 vilajetet që mbrojti Lidhja e Prizrenit.
Më pas nga ky moment ndëshkuan pothuajse të gjithë antarët e kundërshtarët politik, vendimi i marrë në të ashtëquajturën konferencë që pushteti i Këshillit N.Ç të ishte pushteti i vetëm, hapte rrugën e një sitetmi njëpartiak diktatorial e pushteti totalitar kriminal në Shqipëri siç dhe
ndodhi. Pra derisa e shpatalluan atë marrveshje sllavët nuk i zinte gjumi. Interesi më i madh në këtë që po themi mendojmë se është ngritja e vetëdijes se çfarë duhet përceptojmë ne nga qëndrimi i bashkombasve tanë në vitet e mëpasshme, nga kjo ngjarje e madhe në shërbim të çështjes territoriale kombëtare.
Sakaq luftrat në Kosovë për vetëvendosje në trojet tona pas rënies së shtetit nuk pushonin, trojet tona gjithandej tentoheshin të grabiteshin pësëri e rrezikoheshin, rishpallja e pavarësisë në Tiranë me datë 14 shtator, ndodhi e sforcuar. Kështu, jo vetëm kemi bindjen, por jemi të sigurtë që edhe kjo ngjarje e madhe ishte vazhdimi i punës të lënë përgjysëm i Lidhjes së atëhershme. Grupi i patriotëve organizoi zgjedhjet me 1 Tetor dhe mblodhi Asamblenë me 18 tetor 1943. Faktet vërtetojnë e tregojnë se kjo ngjarje erdhi me vetëdije, dihen rrethanat që çuan në Rishpalljen e Pavarësisë e cila nuk u gëzua si e tillë për shumë vite, pasi rrethanat e atyre që na mbështetën nuk ishin më si më përpara pas fundit të Luftës së Dyrë Botërore, ndërkombëtarët anglo-amerikanë në atë kohë silleshin e sorollateshin në trojet tona pa ndonjë qëllim vizionar demokratik e dashamirës për përparimin e shtetformimit e shtetit shqiptar.
Rezulton se në këtë moment ndodh ajo që dihet në historiografinë tonë, në mes të shtorit të vitit 1943 mblidhet e bëhet me kërkesa të qarta jo vetëm për Shqipërinë londineze “Lidhja e Dytë e Prizrenit”, miraton platformën e saj politike e nacionale dhe shpërngulet me ngut atje për fillimin e punës se shtetit. Kryeqendra Prizreni e Kosova si trevë që deri në atë kohë si gjithmonë ishte zemra e shqiptarisë do gjendej për momentin, jo rastësisht si duket, për të siguruar ekzistencën e kufijve aktualë, pra të shpëtohej ajo që mund të shpëtohet.
2. Krijimi i kushteve për ribashkim nga Asamblea tek “Lidhja e Dytë e Prizrenit”
Siç nënvizuam më sipër, ka përpjekje të mos përmendet pothuaj aspak ose anatemohet nga historiografia si Asamblea që do miratojë Regjencën e krijimin e qeverisë në Tiranë dhe “Lidhja e Dytë e Prizrenit” ku kryetar i saj ishte i përndershmi Rexhep Mitrovica, më pas kryeministër, si dhe i Komitetit Qëndror i saj, ndërsa pas kapitullimit të Italisë me 8 shtator 1943, Komiteti Ekzekutiv. Ibrahim Biçaku djali i Aqif Pashë Elbasanit, ky i fundit pjesmarrës kryesor në “Kongresin e Lushnjes” zëvendësoi Rexep Mitrovicën më vonë, pasi u sëmur.
Tani si dhe pse duhet të guxojmë t’i themi këto të vërteta, pa të cilat nuk ka vlerë ajo që po themi e shkruajmë, Xhafer Deva sipas autorit Fasli Hajrizi, vrapoi shpejt për në Tiranë të lironte patriotët e burgosur në kampin Porto-Romano: Mehdi Frashërin, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejanin etj. Me këtë që u tha pra faktohet se nacionalistët shqiptarë aspironin të ruanin ribashkimin e të gjithë trojeve shqiptare të rifituara mirë apo keq nga pushtuesit italianë. Siç dhe është e faktuar qartazi, kjo lëvizje e cila u mbajt po në Prizren me 16-20 Shtator 1943 ku u quajt “Lidhja e Dytë e Prizrenit”.
Më kryesorja është se, si pasojë e kësaj lëvizje vizionare e sidomos patriotike, për atë moment u arrit të themelohej ajo që quhet në historinë tonë “Regjenca” që qeverisi me vendimmarrje nga katër njerëz me staturën më të lartë të përfaqësimit dhe vlerave kombëtare e cila përbëhej nga Mehdi Frashëri, Fuat Bej Dibra, Lef Nosi dhe Padër Anton Harapi me status të katërt si çerek mbretër derisa të mbaronte lufta e të zgjidhej forma e regjimit me votim të rregullt e asamble kushtetuese. Pavarësisht se si vijuan zhvillimet dhe situata me humbjen e boshtit nazist ashtu siç ndodhi edhe në disa shtete fqinje ballkanike, ra qeveria e I. Biçakçiut. Forcat sllavo-komuniste, siç dihet, instaluan pushtetin në trojet tona, Lidhja e Dytë e Prizrenit vendosi ta vazhdojë aktivitetin e saj tashmë në diasporë, e kontaktuar atje nga Mit’hat Bej Frashëri fokusoi punën e saj në mbrojtje të çështjes nacionale kryesisht në Kosovë u inkuadrua në Komitetin “Shqipnia e Lirë” e kryesuar pra atëherë nga djali i Abdyl Beut, Mit’hati e më vonë pas vdekjes së tij të dyshimtë në SHBA nga Rexhep Krasniqi derisa jetoi, po atje në diasporë. Kjo e fundit u formua si Qeveri Demokratike në hije me miratim të Anglo-Amerikanëve si kundërshtare direktë e Qeverisë komuniste në Tiranë.
3. KONFERENCA e BUJANIT si vazhdim i projektit serbo- malazez për aneksimin e Kosovës përsëri.
Parashtrojmë për ata qe nuk e dinë, sipas botimit të Akademisë në Prishtinë se pjesmarrës në Bujan pavarësisht vendimeve të saj, kishte 4 serbë dhe dy malazez ku njëri nga dy të fundit Pavle Joviqeviç ishte nënkryetar i saj, si dhe i famshmi Fadil Hoxha, Xhavit Nimani e Ali Shukriu njëri më asgjë se tjetri në qëndrimet e dobëta të tyre kombëtare.
Një perceptim të tillë, por shumë bindës, në një material dinjitoz i autoritetit të studimor Akademiku prof.Dr. Hakif Bajrami në punimin e tij paraqet një tablo shumë të rëndësishme. Me datën 9-12 nëntor 1944 në Beograd mbahet mbledhja e Këshillit të madh Antifashist të Çlirimit Popullor të Serbisë. Autori i sipërmendur na thotë se …..
Në dokumentacionin e hulumtuar dhe në publikim, në asnjë vënd nuk përmendet Kosova….këtu vëmë re të nderuar lexues se kjo ngjarje është zhvilluar 1 muaj e gjysëm para konferencës së Bujanit. Por me pas në Kuvendin Antifashist të Çlirimit Popullor të Serbisë nga data 7-9 prill 1945 në Beograd pra tre muaj pas Bujanit, autori na thotë në material se … Kryesuesi i seancës do t’ia japë fjalën Dushan Mugoshës si përkthyes i Mehmet Hoxhes që aktualisht kishte qenë dhe Kryetari i konferencës në Bujan…
Në këtë kohë kujtoj se komunistët e diktatori në Shqipëri ishin para prishjes së marrëdhënieve me jugosllavët
Fjalimi i Mehmet Hoxhës atje qe unë jam i sigurt se është hera e parë që debatohet vazhdon sipas autorit.
Popullsia shqiptare e Kosovës dhe e Metohisë nuk ka mujtë që të japi shumë në luftën e tashme dhe për arsye sepse, me gjithëse përfaqson shumicën dërmuese në Kosovë dhe Metohi, ka qenë gjithherë e shtypun dhe e keqpërdorun nga ish-regjimet e Jugosllavisë. Reaksioni, i cili ishte në shërbim të okupatorit, ka pasë për qëllim që në Kosovë e Metohi të krijojë kasaphane, ku populli shqiptar do të luftonte kundër serbëve dhe malazezëve …..Ai deri diku ja ka dalë. Nji pjesë e popullit shqiptar në Kosovë dhe Metohi ka qenë në rrugë të gabueshme siç kanë qenë edhe disa popuj të tjerë të Jugosllavisë, nuk ka mujtë që të çmojë randësinë e luftës nacional-çlirimtare, por së bashku me fashistat ka krye disa krime kundër popujve të tjerë në Kosovë e Metohi…… Bijtë ma të mirë të popullit të Kosovës e Metohisë ia kanë dalë që ta shkatrrojnë atë jaz, të cilin e kishte krijue reaksioni në mes tëpopujve tonë dhe nisëm luftën e përbashkët kundër fashizmit. Sot gjendja në Kosovë e Metohi asht mjaft e mirë dhe neve do të përpiqemi që edhe atë shka ka mbetë nga fashizmi ta likuidojmë sa më shpejtë. Dëshira të cilën e shprehu shoku Mugosha; që Kosova dhe Metohia t’i bashkohen Serbisë Federale nuk e frikëson popullin shqiptar të Kosovës e Metohisë, por e forcon dhe i jep sigurim se do te ketë-po ato të drejta me popujt e tjerë të Kosovës e Metohisë (duartrokitje të furishme)…..Neve shqiptarët nga Kosova dhe Metohia, gjidemi në Jugosllavinë Federative Demokratike barabar me të gjithë popujt, vllaznisht dhe barabarisht, edhe prandaj nuk do të na dhimset kurrgja për arritjen e këtij qëllimi.
Guxojmë të themi se mungesa e dijeve dhe karaktereve të dobëta për të tillë njerëz që dikur kanë qenë gogla në dorën e shovinistëve bënë gjëmën historike, pra kërkohet nga akademikët të analizohet me përgjegjësi kombëtare pasi rrezikohet jo vetëm dizinfomim shkencor, por dhe shtrembërimin e dijeve për brezat e ardhshëm të shqiptarëve në tërë hapësirën shqipfolëse. Vetë titulli së bashku me diçiturën që vendoset në atë konferencë ne Prishtinë duke vënë si referencë dhe materialet arkivore, krijojnë bindjen e faktojnë vërtetësinë e kësaj që po themi. Në këtë kuadër konstatohet se natyrisht ngjarjet pas vitit 1943 kur Lëvizja nacionale Lidhja e Dytë e Prizrenit që sa analizuam më sipër si memorie e historisë, dhe ata burra në vizionin e tyre e bënë detyrën ndaj kombit si dikur kanë një diferencë të madhe në qëndrimin kombëtar që tashmë është vertetuar në Kosovë që kanë pasë shumë të drejtë në veprimin e vizionin e tyre, pasi u desh të luftohej e të derdhej gjak dëshmorësh përsëri si dikur kundra agersionit serb për të fituar lirinë .
Si përfundim mendojmë se kemi vërtetuar diçka që duhet e vlen ta themi atë që është më tepër vërtetësi për kauzën tonë kombëtare, situatat gjeopolitike ballkanike duan orientim e obligim të saktë e serioz. Ajo që mungon duhet vënë në vendin e vet, pasi brezat më vonë do na bëjnë me faj për gjërat që i kemi parë e ditur, ndaj duhet t’i themi patjetër.
Referencat:
1.Botimi Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës,
Konfereca Shkencore datë 5 prill 2024.
2.“Lidhja e Dyte e Prizrenit” Bruksel 1964, autori Tahir Zaimi
3.Studimi “Lidhja e Dytë e Prizrenit”: Fasli Hajrizi
4.Studimi “Rëndesia e KNÇK-së per Përhapjen e Antifashizmit,
Çka tha Mehmet Hoxha në VASNOS me 10 prill 1945 Prof.dr Hakif Bajrami.

Burimi/Facebook/Lidhja e Re e Prizrenit


Leave a Reply