
Optimizmi dhe shampanja po shoqërojnë antarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian.
Një minutë pas mesnatës, Kroacia u bë zyrtarisht anëtarja e 28 e grupit, duke e shtuar bllokun me një anëtar të ri që nga zgjerimi i fundit në vitin 2007.
Ky vend me 4.4 milionë banorë është vetëm vendi i dytë i dalë nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë që përfshihet në Bashkimin Evropian. Sllovenia u bë anëtare në vitin 2004.
Antarësimi shënon një moment historik në kapërcimin e të kaluarës së përgjakshme të luftës së viteve 1991-1995 për pavarësi, ku gjetën vdekjen rreth 20 mijë vetë.
Mijëra vetë kanë dalë për të festuar në të gjithë vendin. Aktivitetet e planifikuara të zhvillohen në Zagreb përfshijnë shfaqje për dhjetra udhëheqës të BE-së dhe vendeve të rajonit që janë mbledhur në kryeqytetin kroat me këtë rast. Ceremonitë do të mbyllen me fishekzjarre dhe luajtjen e himnit të BE-së.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply