1. Thelbi i reformës në drejtësi!Reforma në drejtësi e vitit 2016, kishte tre qëllime kryesore:
1. Pavarësi dhe profesionalizëm i gjyqësorit, larg ndikimeve politike.
2. Rritja e besimit publik në drejtësi, duke eliminuar ndjeshmërinë ndaj pushtetit politik.
3. Integrimi me standardet europiane, sidomos të GJEDNJ dhe Komisionit të Venecias.
Në praktikë, këto u materializuan me:
• Vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
• Përzgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues mbi kriter meritokracie.
II. Rasti Belinda Balluku – Problematikë me pasoja për të ardhmen e vendit!
Vendimi i shumicës:
• Kushtetuesja pezulloi efektet e vendimeve të GJKKO-së, riktheu ministren në detyrë.
• Argumenti sipas tyre: Pezullimi cënon funksionimin e ekzekutivit.
Problemi juridik që shtrohet ????.
Pavarësisht faktit se jemi përpara PREZUMIMIT TË PAFAJËSISË, Kushtetuta dhe ligji nuk parashikojnë privilegj të veçantë për ministrat, të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk mbetet imun……
• Masat parandaluese janë kompetencë e gjykatës penale GJKKO-së, dhe nuk cënojnë pushtetin ekzekutiv.
• GJEDNJ: Zbatimi i masave parandaluese për funksionarë publik është standard ndërkombëtar, në një vend të zakonshëm me parime demokracie, duhet të ishte shoqëruar me dorëheqje.
Vendimi i Kushtetueses, tregon një interpretim të ngushtë, politikisht i motivuar të ndarjes së pushteteve, që nuk mbron pavarësinë e gjyqësorit.
Profilizimi i gjyqtarëve!
• Gjyqtarët e karrierës dhe me eksperiencë, të lidhur ngushtë me praktikën gjyqësore dhe parimet e ligjit penal, votuan kundër.
• Gjyqtarët me emërim politik, të vendosur nga struktura ekzekutive ose ligjvënëse, votuan pro.
I. Problemi institucional!!!!!!
• Kjo tregon se GJK, nuk garanton homogjenitet profesional dhe pavarësi nga politika, një nga qëllimet kryesore të reformës, aq më keq për gjykatën supreme.
• Reforma supozonte se GJK, do të jetë mburoj ndaj ndikimit politik, por ky rast provon të kundërtën.
IV. Pasojat për reformën në drejtësi!!!!!
1. Dobësim i besimit publik tek reforma:
• Publiku percepton se zyrtarët e lartë trajtohen ndryshe, madje edhe kur janë nën hetim për vepra shumë të rënda penale.
2. Dobësim i pavarësisë së gjyqësorit dhe standarte të dyfishta:
• GJK, ndikon mbi një masë që është kompetencë e GJKKO/SPAK-ut, duke cënuar rëndë ndarjen reale të pushteteve.
3. Rrezik për standardet europiane:
• Raportet e Komisionit të Venecias dhe GJEDNJ-t, theksojnë shumë qartë se:
Funksionarët publikë mund të jenë objekt i masave parandaluese,
Funksioni politik nuk të mbron nga ligji penal.
• Ky vendim mund të përdoret si argument i kundërt në procesin e integrimit në BE.
4. Precedenti institucional !!!!!!
• Çdo ministër i ardhshëm mund të pretendonte “Imunitet efektiv”, për shkak të postit, i lirë të kryej vepra të rënda penale dhe i paprekshëm, pavarësisht faktit që mbetet në hetim.
• Kjo i jep pushtetit politik mbi gjyqësorin një avantazh që reforma synonte të eliminonte dhe e bën të frikshëm ekzekutivin mbi gjyqësorin.
V. Përfundim!!!!!
Reforma në drejtësi dëmtohet shumë rëndë nga ky rast, për dy arsye kryesore:
1. Vendimi i shumicës së GJK, bie në kundërshtim me kompetencën e gjykatave penale GJKKO-së, dhe masat parandaluese, duke lëshuar sinjal të gabuar për funksionarët publikë.
2. Profilizimi i gjyqtarëve tregon se sistemi i përzgjedhjes së tyre dhe vetting-u i gjyqtarëve për të marrë mandatin kushtetues, nuk garanton pavarësi të plotë dhe profesionalizëm mbi bazë meritokracie.
Mesazhi për publikun:
• Reforma ekziston, por për të funksionuar realisht, pavarësia e gjyqtarëve nuk duhet të varet nga ngjyrimet politike ose emërimet e qeverisë.
• Nëse nuk korrigjohet modeli i përzgjedhjes së gjyqtarëve KUSHTETUES dhe interpretimi i ndarjes së pushteteve, reforma mund të mbetet vetëm një formalitet, jo mburoj reale e drejtësisë.
Tiranë më 13 Dhjetor 2025
Nga Avokat, Tartar Bazaj,
STUDIO LIGJORE “BAZAJ” TIRANË.
Burimi/Facebook/ImpaktNews Albania


Leave a Reply