Një skenë krejt e pazakontë është regjistruar përpara godinës së SPAK-ut, ku moderatorët e “Fiks Fare”, Xhemi Shehu dhe Julian Deda, u shfaqën të shoqëruar nga një grup sazesh, duke sjellë muzikë e atmosferë festimi në një vend ku zakonisht mbizotëron serioziteti.
Pamjet u përhapën me shpejtësi dhe ndezën rrjetin, ndërsa kalimtarët dhe gazetarët mbetën të habitur nga ajo që po ndodhte. Dy moderatorët nuk dhanë asnjë shpjegim, duke shtuar misterin.
Burime konfirmojnë se gjithçka është pjesë e edicionit special të fundvitit të “Fiks Fare”, që do të transmetohet më 31 dhjetor. Çfarë po përgatisin Xhemi dhe Juli? Publiku pritet ta zbulojë natën e ndërrimit të viteve.
Burimi/Facebook/Lajme Javore


Leave a Reply