Dashamir Uruçi, në emër të Kuvendit Kombëtar Shqiptar–USHC, shpreh mirënjohjen për Kongresin Amerikan pas paraqitjes së një rezolute historike nga kongresisti Keith Self, e cila mbështet të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ai thekson se ky hap vjen pas kërkesave dhe përpjekjeve të shumta të shoqërisë shqiptare në vitet e fundit, përfshirë konferenca e protesta në Prishtinë dhe Tiranë, që synonin ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës Lindore.
Uruçi ngrit shqetësimin për pasivizimin skandaloz të adresave dhe shpërnguljen e shqiptarëve, sidomos nga Medvegja, ku sot kanë mbetur rreth 500 banorë. Ai bën thirrje që kërkesat e shqiptarëve të Luginës të trajtohen me urgjencë nga faktori ndërkombëtar.
Në fund, ai u bën apel institucioneve dhe veçanërisht Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të DioGuardit që, ashtu si në çështjen e Kosovës, të përdorin ndikimin e tyre për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës Lindore, të cilët po përballen me rrezik real të zhdukjes nga trojet e tyre.
Transmeton MEDVEGJASOT.com
Burimi/Facebook/Medvegja SOT


Leave a Reply