Unë jam 82 vjeç dhe kam 4 fëmijë, 11 nipër, 2 stërnipër dhe një dhomë 3 x 3 në një shtëpi të moshuarish, ku më lanë vetëm.
Nuk kam më shtëpinë time dhe gjërat e mia të dashura, por kam dikë që më rregullon dhomën, më përgatit ushqimin dhe shtratin, më mat presionin e gjakut dhe më peshon.
Nuk kam më të qeshurën e nipërve, nuk i shoh më të rriten, të përqafohen e të zihen me njëri-tjetrin; disa vijnë të më vizitojnë çdo 15 ditë, të tjerë çdo tre ose katër muaj, e të tjerë… kurrë.
Nuk bëj më kroketa, as vezë të mbushura, as qofte…
Kam ende një hobi: të bëj Sudoku, që më shoqëron pak dhe më argëton. Nuk e di sa kohë më ka mbetur, por po mësohem me këtë vetmi. Shkoj në terapi profesionale dhe i ndihmoj ata që janë më keq se unë, sa mundem… edhe pse nuk dua të afrohem shumë. Shpesh zhduken.
Thonë se jeta po bëhet gjithnjë e më e gjatë.
Pse?
Kur mbetem vetëm, shikoj fotot e familjes dhe disa kujtime nga shtëpia që kam marrë me vete.
Dhe kaq.
Shpresoj që brezat e ardhshëm të kuptojnë se familja është krijuar për të pasur një të nesërme (me fëmijë) dhe që fëmijët t’u kthejnë prindërve kohën dhe kujdesin që ata na kushtuan për të na rritur.
Burimi/Facebook/Thenie te bukura


Leave a Reply