Jo si pjesë e një konspiracioni kombëtar, ndërkombëtar apo jashtëtokësor
Thjesht si një demokrat që ka dy sy dhe ka parë çfarë ka ndodhur në fushatën e fundit.
Në çdo qark, në çdo zonë, në çdo strukturë:
kandidatë që luftojnë me njëri-tjetrin
struktura të përçarë mes preferencave
energji të brendshme të shpërdoruara
konflikte të cilat nuk mbyllen dot, vetëm thellohen
Asnjëherë, në asnjë qark,
lista e hapur nuk ka bashkuar në fund ata që i ndau në fillim.
Ndërkohë për mua,
Militanti është çelësi,
Struktura është dera.
Si dy faqet e së njëjtës monedhë që përmban thelbin e fitores.
Sistemi mazhoritar me balotazh
përqendron strukturën.
Krijon përgjegjësi.
I jep vlerë kandidatit të zonës.
I rikthen qytetarit deputetin.
Dhe e zhvendos garën nga lufta brenda nesh
në betejën e vërtetë,
me kundërshtarin.
Balotazhi, nga ana tjetër,
mundëson që aleancat të mos jenë pazare të tavolinave,
por rezultat natyror i turit të parë.
Në bazë reale.
Jo artificiale.
A ka difekte ky sistem?
Po.
A krijon rreziqe të tjera mbi demokracinë shqiptare?
Po.
Nuk ka formulë magjike.
Ka vetëm rrugë të vështira.
Të cilat, në vlerësimin tim,
Kalojnë nëpërmjet sistemit mazhoritar.
Burimi/Facebook


Leave a Reply