Nga Skënder SADRI KAPITI
Njeriu ndodhet aty ku don Zoti.
Devocioni ndaj Zotit, ndaj Vullnetit të tij do të thotë pavarësi nga të tjerët, do të thotë të jesh Sovran , do të thotë që njeriu të jetë autonom.
Njeriu autonom nuk shan dhe as nuk fyen,por vigjëlon dhe kontrollon veten për gabimet. Lajkatarët , servilët, ministrat hujdutë të zhytur në korrupsion e hajni bëjnë sikur edhe ata nderojnë virtytin.
Autoritet i njeriut është sovran. Populli është sovran sepse është mbi pushtetin e politikën..
Edhe shteti është soivran sepse është i barabartë për komunitetin dhe i pacënueshëm. Qeverisja është kalimtare dhe llogaridhënëse para sovranit qytetar, popull dhe shtet. Populli është sovran në atë cfarë zgjedh e zotëron, dhe meriton atë cfarë bën e vepron.
Njeriu autonom beson. Ai zgjedh atë që dëshiron.
Ai nuk formesohet cfar i imponohet, as nuk serviloset dhe as nuk u bindet të fortëve të pushtetit e parasë. Njeriu autonom nuk imponohet, nuk punon cfar i thonë të tjerët, cfarë i thonë mediat dhe opinioni helmues, ai është sundues i vetëvetes.
Njeriu sovran kërkon lumturinë dhe zgjidhjen e problemeve, kërkon të largojë mangësitë dhe pengesat, kurse injoranca intelektuale, injoranca profesionale dhe injoranca e paditurisë thotë se ajo eshtë kompetente dhe e përsosur.
Me injorancën dhe injorantët mos debatoni sepse ata kanë bindjen fanatike se mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre janë të vërteta. Ata i ngrenë kult injorancës dhe verbërisë.
Njeriu autonom është i lirë, i barabartë dhe soran në ato që zotëron.
Aty ku realizohet sovranitei i njeriut ,realizohet edhe sovraniteti popullor, ai shtetëror dhe aty triumfon talenti dhe patriotizmi, puna dhe veprimtaria intelektuale.
Njeriu sovran nuk mund të përdoret si mashë e mjet i të tjerëve. Si të jetë qeveria bëhet shoqëria.
Populli fiton atë se cfarë meriton. Populli sovran zgjedh e vepron.
Kur shumica gabon dhe kur ajo nuk mohon korrupsionin, tradhtinë dhe pushtetin e lig, kur shumica nuk janë etikë dhe as revoltë kundër të keqes, dhe kur shumica guxojnë e bëjnë mëkate ai popull fiton qorrollepsjen dhe ndëshkohet me meritë.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply