“Aaa, edhe me futboll po mirresh,a?!”
Eh po, plaku këtë punë ka – të shohë shembujt që flasin më shumë se fjalët dhe të nxjerrë mësime për jetën.
Merrni shembull Granit Xhakën: dje hero, sot fishkëllehet nga tribunat. Graniti është yll në fushë, duke dhënë gjithçka, ndërsa fishkelluesit anonimë – thjesht një zë që gjykojnë nga jashtë lojës – nuk ndiejnë përpjekjen, lodhjen apo sfidat e vërteta të qenurit në fushbetejë.
Ky shembull na tregon diçka të rëndësishme: vlera dhe suksesi jonë nuk matet nga zhurma e kritikës apo tifozërisë, por nga guximi dhe përkushtimi që vendosim në atë që bëjmë.
Kur të përballeni me kritika, mos u ndalni. Mbani kokën lartë, besoni tek vetja dhe lëreni veprat dhe suksesin tuaj të flasë më shumë se fjalët e të tjerëve. Sepse ata që janë në “fushë”/ në arenë, duke dhënë gjithçka, janë ata që bëjnë historinë.
Dhe po, ky postim nuk ishte për futbollin – por për jetën, përkushtimin ndaj ëndrrave dhe “fishkelluesit anonimë” që të gjithë i kemi përreth…
Burimi/Facebook


Leave a Reply