Në vitet e para pas çlirimit, kur u ndërtua edhe hekurudha e parë Durrës-Peqin(1947), në Kavajë ishte një radio e mbetur nga koha e Italisë, që jepte me altoparlant lajmet, “haberet e akshomit” siç thuhej, ku njoftohej edhe nëse do të vinte apo jo treni nga Durrësi. Po përpiqemi të ndërtojmë një edicion “haberesh”, sipas atij modeli, nga aktualiteti jonë sot.
1- Së shpejti pritet të vijë në Tiranë për një vizitë dy ditore kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
2- Gjatë një konferece për shtyp, gazetarët e pyetën Drejtorin për Zgjerimin në BE, se si është kjo formula e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pa qenë anëtar. “Eshtë e thjeshtë – tha ai. Njësoj sikur të kualifikohet Shqipëria për në finalet e botërorit, por të mos luajë”.
2- Një tjetër gazetar kërkoi të dinte se si mund të funksionojë përfaqësimi i Shqipërisë në BE nga një komisioner italian. Drejtori iu referua sërish sportit. “Ja – tha ai – ju nuk keni as borë, as skiatorë. Por ama merrni pjesë në aktivitete ndërkombëtare, pasi ju përfaqëson një skiatore italiane”.
3- Ndërkohë, integrimi i Shqipërisë në BE ka hapur perspektiva edhe për arsimin. Kështu, universitetet shqiptare kanë hapur programe për Integrimin Europian. Shumë të rinj shqiptarë kanë nxituar të regjistrohen, për ti formuar si europianë të ardhshëm.(Siç tregohet edhe në foton 3)
4- “Radio Kavaja”, e pyeti në telefon kryeministrin e Shqipërisë për “Faltoren” e re që është hapur para kryeministrisë, ku çdo javë do të mblidhen dhjetra predikues. Ai tha se “Faltorja” është dëshmi e bashkëjetesës paqësore fetare dhe politike, kusht për integrimin në BE. Ai propozoi që Myftiu i Faltores të shpallet Monument Politike dhe të mbrohet nga qeveria.
Vijojmë me lajme të tjera….
5- Banorët e Kavajës janë mërzitur shumë. Sipas premtimeve të qeverisë, treni duhej të kishte arritur tashmë në Korçë, por ai akoma nuk ka ardhur në Kavajë. Korespondenti i “Radio Kavajës”, u interesua pranë Ministrisë së Trenave dhe mësoi se edhe këtë mandat qeverisës, treni për Kavajë dro vjen, dro s’vjen. Por kavajsit të mos mërziten, se treni nuk ka për t’shku as n’Tironë.



Burimi/Facebook


Leave a Reply