Ai lojtar duhet të rifitohet me patjetër, nuk po them të varemi të gjithë te Broja, por është shumë e rëndësishme ta rifitojmë.
Si do ta ktheja Armando Brojën në formë? Kam respekt për Silvinjon dhe për stafin teknik, nuk mund të futem shumë në punën e tyre. Unë do të bëja diçka më ndryshe, do të kaloja një fundjavë me Armando Brojën. Kështu do të kuptoja dinamikën e jetës së tij, do të kuptoja jetën e tij, mënyrën sesi i mendon gjërat dhe sesi i percepton ato. Këtë i thashë edhe Dukës gjatë darkës. Nuk e di sesi Broja kthehet në super formë, por gjejeni dhe bëjeni këtë gjë, e ka një mënyrë”
De Biazi në “Skaner” në “MCN TV”
Burimi/Facebook/Sport Ekspres


Leave a Reply