Karriera e saj fillon në moshën 15 vjeç në Radio Tirana ndërkohë që vazhdonte shkollën e mesme. Pasioni i saj ka qenë edhe baleti, ku është ushtruar që në moshën 7 vjeçare duke ndjekur
kurse të tilla.
Mbaroi shkollën e lartë në Universitetin e Ekonomisë në Tiranë, dega Financë dhe për pak vite e ushtroi këtë profesion, por dashuria për radio-
televizionin ishte shumë më e madhe dhe për këtë arsye iu dedikua totalisht duke arritur të jetë nga prezantueset kryesore të TVSH-së.Ka interpretuar edhe ne filmin televiziv “Flete te bardha “. Me buzëqeshjen e saj të bukur dhe të pashteruar dhe me finesën e saj, zbukuroi dhe kënaqi zemrat e teleshikuesve. Kryesisht prezanton emisione mbi muzikën dhe me të ftuar muzikantë dhe këngëtarë. Emisionet e saj janë pasuri e veçantë për TVSH-në.Ç’ka është e bukur dhe dua ta theksoj,
është madhështia e njeriut kur ai di të veshë bukur kostumin e thjeshtësisë jo vetëm në trup, por mbi të gjitha në shpirt dhe Silvana e mban mrekullisht veshur!
Gjithkush është i respektuar nën ëmbëlsinë e prezantimit nga ajo, ç’donjëri prej nesh mer vendin që i takon në sytë e saj dhe çdokush nga ne, bëhet një çast personazh i skenës. Kjo quhet fuqi dhe këtë fuqi e lind universi,e Silvana jonë është pikërisht kjo. Kudo shfaqet hyjnore, e qeshur e dashur dhe plot hirësi gruaje, ndaj dhe sot dua ta falenderoj për gjithçka , për atë që është dhe punën që bën me çiltërsi.Respekte dhe jete te gjate Silvana Braçes,ikone e ekranit dhe spektakleve artistike!
Sjellë nga Elsa Rrapi Dushniku


Burimi/Facebook/Na ishte dikur


Leave a Reply