Në vend që ta mbështesim, po e kritikojmë. Po flasim për Armando Brojën, një talent i lindur, një futbollist me cilësi të rralla fizike dhe teknike, i rritur në akademinë prestigjioze të Chelsea-t, një krenari shqiptare që ka zgjedhur me zemër të luajë për Shqipërinë🇦🇱
Është vetëm 23 vjeç, i kthyer pas një dëmtimi të rëndë, dhe natyrshëm ka nevojë për kohë. Po, nuk shkëlqeu ndaj Andorrës, por një ndeshje e zbehur nuk e zhduk kurrsesi vlerën dhe potencialin e një lojtari të nivelit të tij.
Pamjet nga fundi i ndeshjes, ku Broja qëndronte i vetmuar, me sytë poshtë, ndërsa të tjerët festonin, tregojnë se kemi të bëjmë me një djalë me #karakter, me seder dhe me ndjenjë të fortë përgjegjësie.
Në vend ta ngulmojmë me kritika të pamëshirshme, duhet ta ngrejmë. #Armando #Broja nuk është vetëm një futbollist – është një ambasador i Shqipërisë në futbollin europian, një patriot i heshtur që meriton mbështetje, jo gjykim.
Ai do të rikthehet më i fortë. Dhe kur ta bëjë, do të festojmë sërish emrin e tij me dashuri, krenari dhe respekt🙏🙏.
” Zani Veriut”. 14 Nentor 2025.
Burimi/Facebook


Leave a Reply