Po Librazhdi atëherë as NUK EKZISTONTE si qytet!
Sot na qenka “Çliruar” Librazhdi!
Po nga kush more burra…???
🌑
Ish-kryetari i PD-së në Librazhd, Bujar Vreto, paska dalë krah për krah me ortakun e tij politik Taulant Ballën, dhe kanë vendosur kurora me lule “në emër të Partisë Komuniste”.
Po ç’është kjo maskaradë?
Kanë guxuar të nderojnë “çlirimin” duke mbajtur pankarta me fotot e diktatorit Enver Hoxha, njeriut që vrau, burgosi e zhduku mijëra shqiptarë; njeriut që e mbajti vendin në errësirë për gjysmë shekulli.
Po ç’farë po festojnë këta?
Robërinë e Shqipërisë? Varfërinë? Kampet e internimit? Vrasjet në kufi? Atdheun që u thau zemrat njerëzve nga frika.
Zoti na ruajt që historia të mos shkruhet nga ata që dje ishin viktima dhe sot bëhen palë me persekutorët.
Turp për ata që përkulen para fantazmave të diktaturës!
Librazhdi i “çliruar” në vitin 1944…?
Po Librazhdi atëherë as NUK EKZISTONTE si qytet!
Këto janë përralla komuniste, të sajuara më vonë për të mbushur librat e propagandës.
Në vitin 1944, Librazhdi nuk ishte qytet – u formua si i tillë vetëm në vitet ’60–’70, kur regjimi komunist ndërtoi nga hiçi një qendër urbane dhe ia vuri vulën me propagandën e vet.
Pra ç’po “çlirojnë” sot?
Nga kush u “çlirua” një vend që nuk ekzistonte si qytet?
Kush luftoi aty? Kush u vra?
Apo duhet të besojmë përrallat e Partisë së Punës që shpiku beteja imagjinare dhe “heroizma” me qëllim të vetëm: të ngrinin kultin e diktatorit dhe të justifikonin pushtetin e tyre?
Dhe sot, në vitin 2025, vijnë disa dhe vendosin kurora me lule duke nderuar pikërisht këto gënjeshtra historike, madje me fotot e Enver Hoxhës – njeriut që vrau, burgosi dhe shkatërroi Shqipërinë.
Kjo nuk është histori.
Kjo është manipulim.
Është përpjekje për të ringjallur të vjetrën, errësirën, frikën dhe gënjeshtrën.
Burimi/Facebook


Leave a Reply