Një ditë ai po udhëtonte me avion drejt një qyteti tjetër, ku do të merrte pjesë në një konferencë të rëndësishme për të marrë një çmim prestigjioz mjekësor. Por vetëm një orë pas nisjes, avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin më të afërt.
I detyruar të vazhdonte udhëtimin tokësor, ai mori me qira një makinë. Pak minuta pasi u nis, moti u përkeqësua nga një stuhi e fortë. Për shkak të shiut të dendur, navigatori nuk funksiononte dhe Dr. Marku humbi orientimin. Dy orë më vonë, i lodhur, i uritur dhe i dëshpëruar, vendosi të gjente një vend ku të strehohej. Pas shumë kërkimesh, pa një shtëpi të vogël dhe trokiti në derë.
Ate e hapi një grua e thjeshtë. Doktori i shpjegoi situatën dhe e pyeti nëse mund të përdorte telefonin. Por gruaja i tha se nuk kishte telefon, megjithatë e ftoi të hynte brenda derisa moti të qetësohej. E pa se ai ishte i rraskapitur dhe i ofroi çaj të ngrohtë.
Ndërsa doktori po pinte çajin, vuri re se gruaja po lutej pranë një djepi të vogël, të ndriçuar vetëm nga drita e zbehtë e një qiriu. Kur ajo mbaroi lutjen, ai e pyeti i habitur:
— Çfarë po kërkon kaq shumë nga Zoti? Mendon se do t’i dëgjojë lutjet e tua?
Gruaja buzëqeshi me trishtim dhe i tha:
— Në djep është djali im. Ai vuan nga një lloj i rrallë kanceri dhe ekziston vetëm një mjek në botë që mund ta shërojë. Quhet Doktor Mark. Por unë nuk kam para ta paguaj, e ai jeton shumë larg. Kam vite që i lutem Zotit… dhe besoj se Ai do të përgjigjet, në kohën e Tij.
Dr. Markut iu drodh zemra. Ai u ngrit ngadalë, u afrua te djepi, dhe me zë të ulët e të përlotur tha:
— Zoti është i madh… shumë i madh.
Në atë çast ai kuptoi gjithçka:
ulja emergjente e avionit, stuhia, navigatori që nuk punonte, humbja e rrugës… të gjitha këto nuk ishin rastësi. Nuk ishin pengesa – ishin drejtim.
Zoti jo vetëm që i kishte dëgjuar lutjet e nënës së dëshpëruar, por e kishte çuar te dera e saj pikërisht mjekun që ajo kërkonte me vite. I kishte dhënë mundësinë Dr. Markut të dilte nga bota e tij e ngarkuar dhe t’i shërbente dikujt që s’kishte asgjë tjetër veç besimit.
Burimi/Facebook/Thenie te bukura


Leave a Reply