“I kemi dorëzuar një letër ftesë për Papa Leonin XIV që të vijë në Shqipëri me rastin e 130vjetorit ë shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si pajtore e Shqipërisë”, kështu pohon Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Kishës Katolike në Shqipëri, KISH Imzot Gjergj Meta për mediat e Vatikanit. “Do të donim të kishim Papën në Shqipëri, dhe ftesa është shumë e përzemërt, sepse kemi një vit jubilar përpara që do të shpallet më 26 prill 2026 “.
R.SH. / Vatikan
“I kemi dorëzuar një letër ftesë për Papa Leonin XIV që të vijë në Shqipëri me rastin e 130vjetorit ë shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si pajtore e Shqipërisë”, kështu pohon Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Kishës Katolike në Shqipëri, KISH, e ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta për mediat e Vatikanit.
“Do të donim të kishim Papën në Shqipëri, dhe ftesa është shumë e përzemërt, sepse kemi një vit jubilar përpara që do të shpallet më 26 prill 2026 e do të mbarojë më 27 prill 2026. Do të donim të vij ky Papë që ka një devocion të veçantë për Zojën e Këshillit të Mirë”, shton imzot Gjergj Meta duke treguar për takimin e sotëm që Ipeshkvijtë e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë patën me Zëvendësin për Punët e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, imzot Edgar Peña Parra, të cilit i dorëzuan një letër ftesë për Papën Leoni XIV për të vizituar Shqipërinë në 2026.
Imzot Gjergj Meta rrëfen pastaj domethënien e shtegtimit Jubilar të Ipeshkvijve të trevave shqiptare: Ipeshkvijve të Konferencës Ipeshkvore të Kishës katolike të Shqipërisë, kryeipeshkvit të Tivarit dhe ipeshkvit të Kosovës, të gjithë së bashku, nga data 10 deri më 14 nëntor, me rastin e Vitit të Shenjtë të Shpresës.
Pas një rrugëtimi që nisi nga varri i shën Nikollës, në Bari, shtegtimi vijoi me vizitën e Kishën arbëreshe të Ungrës, në Kalabri, duke kaluar nëpër Napoli, e sot e nesër pikarritja te varret e Apostujve Pjetër e Pal në Vatikan e Romë. Këtu, Ipeshkvijtë e Kishave dioqezane të trevave shqiptare kaluan sot Portat e Shenjta në katër Bazilikat e mëdha papnore në Vatikan e Romë.
Gjatë këtij shtegtimi “ka momente të bukura që po përjetojmë me njëri tjetrin, momente në të cilat po i lutemi Zotin për popullin tonë, për Kishën tonë, për të gjithë ne”, pohon imzot Gjergj Meta. Po më hollësisht në mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News të dëgjojmë Presidentin e Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, imzot Gjergj Metën në bisedë me dom David Xhuxhën:
Burimi/vaticannews.va/


Leave a Reply